Krasniqi: Subjektet tona politike tek qytetarët duhet të përçojnë një frymë tjetër, frymën e tolerancës e kulturës dhe edukatës

Krasniqi: Subjektet tona politike tek qytetarët duhet të përçojnë një frymë tjetër, frymën e tolerancës e kulturës dhe edukatës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka komentuar rrahjen që ka ndodhur dje në mes deputetit të kësaj partie Milaim Zeka dhe deputetit të Vetëvendosjes Frashër Krasniqi, gjatë një debati televiziv. Krasniqi ka thënë se nuk guxojnë që si subjekte politike të mbrojnë çdo veprim të anëtarëve të subjekteve të tyre politike. Ai tha se veprimet me afekt mund të kuptohen nga individët, por që kur fryma afektive përcjellët në deklarimet e partive politike, atëherë nuk është e rastësishme.

 

“Unë i kuptoj individët që jo vetëm në emisione televizive, por edhe jashtë tyre i kanë emocionet e tyre, i kanë dhe reagimet e tyre të pakontrollueshme, se fundi i fundit njerëz janë dhe njerëzit janë prej mishit dhe prej gjakut, kanë emocione, kanë reagime të pakontrollueshme. Ndoshta veprimet me afekt edhe mund të kuptohen disi nga individët, por kurë fryma afektive e individëve përcjellët në deklarimet e partive politike, kjo më nuk është e rastësishme dhe kjo është vërtetë e dhimbshme, e pa tolerueshme dhe e padurueshme. Ne nuk guxojmë si subjekte politike ta mbrojmë çdo veprim të anëtarëve të subjekteve tona politike. Subjektet tona politike tek qytetarët duhet të përçojnë një frymë tjetër, frymën e tolerancës, frymën e kulturës, frymën e edukatës. Kjo është përgjegjësia e partive politike”, tha Krasniqi, raporton KosovaPress.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …