Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, tha në Malishevë se ndryshimet e mëdha politike kanë filluar pikërisht në këtë vend. Në hapje të fushatës zgjedhore në këtë qytet të Kosovës, ku është bastioni kryesor i Nismës, Limaj tha se projekti i kësaj partie nuk ka nisur vetëm për Malishevë, por krejt Kosovën. Tash pas katër vitesh NISMA është në Prishtinë, në Parlament dhe në Qeveri. Ai ndihet krenar për atë që bashkë me qytetarët ka bërë për katër vjet. Sipas tij, për këto katër vjet, Nisma ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën e vendit, ka thënë mes tjerash, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …