MINISTRI LEKAJ I VIZITOI DISA PROJEKTE RRUGORE NË KOMUNËN E VUSHTRRISË

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, me bashkëpunëtorë vizitoi disa projekte rrugore në komunën e Vushtrrisë. Me këtë rast u prit nga kryetari i kësaj komune Bajram Mulaku. Në këtë takim u bisedua për projektet rrugore që Ministria e Infrastrukturës është duke i realizuar në komunën e Vushtrrisë.  Në këtë takim e pranishme ishte edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Xhevahire Izmaku. Ministri Lekaj pastaj e vizitoi rrugën në fshatin Druar e cila rrugë lidhë 18 fshatra. Gjatë kësaj vizite ministri premtoi se kjo rrugë do të realizohet brenda vitit të ardhshëm. Në prononcimin e tij për gazetarë, ministri Lekaj tha: ”Ne jemi këtu që të mbështesim këto projekte, pa ngjyrosje politike dhe pa interesa individuale. Ajo që mbizotëron do të jetë e mira për qytetarët e kësaj komune. Ju kërkoi falje për stërzgjatjen e këtij projekti. Ne do t’i kryejmë të gjitha projektet sipas planit dinamik të punimeve ashtu siç është paraparë. Po ashtu ne do të jemi transparent duke i realizuar kërkesat e qytetarëve, që ta kenë një jetë më të mirë dhe një lehtësi gjatë qarkullimit të tyre dhe që të kenë impakt ekonomik”. Ndërsa, kryetari i Vushtrrisë Bajram Mulaku, e falënderoi ministrin për vizitën në dy projektet me rëndësi të kësaj komune. “Rruga L221 e cila lidhë më shumë se 18 fshatra, dhe e cila është në gjendje çfarë po e shihni. Ne jemi të interesuar që punimet për rindërtimin e kësaj rruge të fillojnë sa më shpejt. Shpresojë që të realizohet edhe projekti tjetër i rrugës nga fshati Nadakovc-Vushtrri deri në Smrekovnicë“. Edhe deputetja e Kuvendi të Kosovës, Xhevahire Izmaku e falënderoi ministrin Lekaj për këtë vizitë si dhe kërkoi që kjo rrugë të përfundohet sa më shpejt pasi që është në të mirën e banorëve të fshatrave të kësaj ane. Pas kësaj ministri Lekaj i vizitoi punimet të cilat janë duke u realizuar në ndërtimin e urës në fshatin Pestovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …