Nga 1 deri më 3 tetor 2017, në Bruksel po mbahet Takimi i Dytë Vjetor i Panelit Këshillues të Shoqërisë Civile i NATO-s për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku Igballe Rogova, drejtoreshë Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës po merr pjesë si anëtare e Grupit Kryesor. Përmes këtij takimi, NATO synon të sigurojë dhe të forcojë një dialog me akterët e shoqërisë civile i cili do të vazhdoj të kontribuoj në çështjet e ngritura në agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, me ç’rast PKShC gjatë këtyre ditëve po punojnë në hartimin e kornizës strategjike, rekomandimet dhe planin e punës për operacionet dhe misionet e udhëhequra nga NATO në të ardhmen.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …