Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme të jashtëzakonshme nuk e ka miratuar propozimin e LDK-së, lidhur me shkarkimin e ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, i akuzuar për keqtrajtim të qytetarëve gjatë kohës së luftës, në vitet 1998-1999 të lagjes “Dardania”, në Prishtinë. 40 deputetë kanë votuar kundër shkarkimit, 25 kanë votuar për shkarkim dhe një deputet ka abstenuar. Megjithatë, ministri nga radhët e komunitetit serb në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikallo do të hetohet nga Prokuroria e Kosovës lidhur me dyshimet se ai gjatë luftës së Kosovë ka qenë pjesë e regjimit që ka maltretuar dhe ka kryer krime kundër shqiptarëve në Prishtinë.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …