MINISTRI I INFRASTRUKTURËS PAL LEKAJ, PRITI NË TAKIM PËRFAQËSUESIT E BERZH-IT

Ministri i infrastrukturës Pal Lekaj priti në një takim një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të kryesuar nga  Holger Muent, drejtor rajonal për Ballkanit Perëndimor. Gjatë këtij takimi u bisedua për zhvillimin e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe BERZH-it, në disa projekte rrugore që tashmë kanë filluar të realizohen siç janë zgjerimi i rrugës në hyrje të Gjilanit, zgjerimi i rrugës në hyrje të Ferizajt si dhe zgjerimi i rrugës në hyrje të qytetit të Prizrenit. Ministri Lekaj kërkoi nga ky delegacion që të gjendet forma më e mirë për përshpejtimin e realizimit të këtyre projekteve, pasi që me stërzgjatjen e punimeve po pësojnë qytetarët e vendit tonë. Ndërsa, nga ana tjetër  Muent, i premtoi ministrit Lekaj se do të gjendet mënyra më e përshtatshme për të realizuar projektet sipas planeve ndërkombëtare të BERZH-it, duke ju ofruar ndihmë përmes ekspertëve që sa më lehtë të zbatohen në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …