Humanisti gjerman, R.Broer, përsëri ndihmon Malishevën

Humanisti gjerman, Rudolf Broer, ka vizituar Komunën e Malishevës dhe është pritur nga i pari i Malishevës, Ragip Begaj. Me këtë rast, humanisti Broer, i ka dhënë Komunës së Malishevës, dhjetë kompjuter (laptop), si donacion, e të cilët do të përdorën në fushat e caktuara. Me këtë rast, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar për vizitën në Malishevë dhe për donacionin e sjellë. “Kjo nuk është hera e parë që ju e ndihmoni Malishevën, dhe unë, në emër të Komunës së Malishevës, ju falënderoj për përkrahjen e vazhdueshme. Ne do t’ju jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin e juaj për Komunën e Malishevës”, tha Begaj, duke e falënderuar humanistin Broer, edhe për këtë donacion dhe donacionet e mëhershme. Nga ana tjetër, humanisti Broer, ka sqaruar se këtë e bënë me dëshirën më të madhe, e sidomos në rastet kur donacionet që dërgon, përdoren mirë dhe janë në shërbim të komunitetit. Përndryshe, Rudofl Broer, edhe në të kaluarën e ka ndihmuar Komunën e Malishevës, me donacione konkrete. Broer në Malishevë, ka sjellë ndihma për personat me aftësi të kufizuara të lëvizjes, përkatësisht karroca, pastaj ja ka dhuruar Komunës së Malishevës një kombi bus, për bartjen e personave në hemodializë, ndërsa kompjuterët që sot i ka sjellë, janë donacioni i radhës për Malishevën.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …