leoni

Christian Danielsson: Kriteret për liberalizim janë të njohura, adresoni ato

Christian Danielsson: Kriteret për liberalizim janë të njohura, adresoni ato

Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim i Komisionit Evropian, Christian Danielsson gjatë vizitës së tij në Kosovë, tha se Kosova duhet t’i plotësoj kriteret e mbetura për liberalizim të vizave, siç është luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe Demarkacioni. Ai tha se kriteret për liberalizim tashmë janë të njohura, duke kërkuar që Qeveria e Kosovës t’i adresojë ato.

” Një nga sfidat në përpjekjen e reformimit, është adresimi i krimit të organizuar në nivel vendi dhe korrupsioni. Është e rëndësishme për disa  arsye. Është e rëndësishme dhe për vet Kosovën. Është e  rëndësishme për klimën e biznesit. Nëse flasim me operatorët ekonomik dhe i pyesim, cilat janë çështjet e rëndësishme për ju dhe e cila do të mundësonte krijimin e vendeve të punës, ata theksojnë korrupsionin e krimin e organizuar. Prandaj është element me rëndësi që të adresohen këto çështje. Gjithashtu pajtohem që është edhe një nga kriteret sa i përket udhërrëfyesit për liberalizim të vizave. Kur vijmë këto që e përmendet dhe  çështjen e marrëveshjes së demarkacionit, kriteret janë të njohura publikisht dhe ne këshillojmë që të shikohet se si të adresohen kriteret. Kjo shkon për Qeverinë e Kosovës. Nga ana jonë zotimi është i qartë. Një hap është kryer, komisioni është i gatsh ëm që të bëjë rekomandimin për liberalizimin e vizave, sapo të kryhen këto çështje”, tha ai. Danielsson i ka bërë këto deklarata pas takimit që pati me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …