Nënkryetari i Prishtinës, Selim Pacolli thotë se Hajvalia nuk është më fshat por është paralagje e kryeqytetit

Selim Pacolli: Kërcënimi atak direkt mbi kauzën, planin dhe programin tim për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e AKR-së, Selim Pacolli sot ka mbajtur një konferencë për media para stacionit policor të Prishtinës lidhur me një kërcënim, i cili është bërë ditën  e djeshme njërit prej anëtarëve të shtabit zgjedhor të AKR-së. Pacolli  konsideron dhe shpreh indinjatën e këtij subjekti, duke thënë se po thyhen vlerat e demokracisë në këtë vend dhe po thyhen rregullat e garës në fushatë. “Kjo më bën mua që edhe një herë të reagoj ashpër ndaj kërcënimeve të tilla, dhe këtu i bëj thirrje atij qytetari i cili kërcënon anëtarët e shtabit tim ose anëtarët e subjektit tim se kërcënimi ka të bëjë direkt me mua dhe nëse ka diçka le ta dinë se atak direkt ka me mua jo me anëtarët e shtabit tim. Ata të cilët mua më përkrahin janë qytetarët të Prishtinës dhe nuk është një individ. Sigurisht që këta individ nuk do të jenë vetëm në asnjë moment, mirëpo do ta kenë përkrahjen tonë maksimale”, tha Pacolli.   Ai u bëri thirrje organeve të drejtësisë që të veprojnë dhe të mbrohet demokracia në këtë vend. Po ashtu Pacoli  bëri thirrje edhe qytetarëve që të mos shqetësohen prej programit të AKR-së.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …