Fillojnë punimet në objektin e ri shkollor në fshatin Kovaqec

Në fshatin Kovaqec, tashmë kanë filluar punimet në ndërtimin e objektit të ri shkollor, të Shkollës Fillore “Idriz Seferi”. Për të përcjellur nga afër ecurinë e fillimit të punimeve, vendpunishten e vizitoi Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi. Kryetari tha se ky është një projekt i financuar nga buxheti komunal, duke shtuar se ky objekt do të ndërtohet sipas standardeve më moderne të arsimit. Kryetari Ilazi tha se edhe më tutje vazhdon të mbetet prioritet i komunës rregullimi i infrastrukturës shkollore, si një parakusht për ngritjen e cilësisë në arsim. Edhe banorët e kësaj ane, u ndanë të kënaqur me fillimin e implementimit të këtij projekti, ku do të krijohen kushtet më të mira të mundshme për nxënësit që vijojnë mësimin në këtë shkollë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …