Kryeministri Haradinaj mori një urim për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës nga kryeministrja britanike Theresa May

Kryeministri Haradinaj mori një urim për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë së Kosovës nga kryeministrja britanike Theresa May

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë urim për zgjedhjen e tij në krye të Qeverisë kosovare nga kryeministrja britanike Theresa May, e cila shpreh përkushtimin e vendit të saj për ta ndihmuar Kosovën në të gjitha fushat. May ka thënë se Britania është e përkushtuar për Kosovën e integruar në komunitetin ndërkombëtar dhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. “Ne mbështesim fuqishëm një Kosovë stabile, të sigurt, dhe prosperuese.  Në këtë kuadër, ne do të vazhdojmë të përkrahim fuqizimin e sundimit të ligjit në vendin tuaj, dhe shpresojmë që qeveria juaj do të trajtojë me prioritet mangësitë në sistemin e drejtësisë, e gjithashtu të ndërmarrë të gjitha masat e duhura që të luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin”, thuhet në urim.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …