Prokuroria e Maqedonisë ka kërkuar nga Gjykata Supreme rigjykim për rastin “Monstra” që ka të bëjë me dënimin e gjashtë shqiptarëve me burg të përjetshëm. Ankesa në Gjykatën e Lartë është paraqitur nga pala mbrojtëse për shpalljen e pafajësisë së personave të dënuar për vrasjen e gjashtë maqedonasve në prill të vitit 2012, në vendin e quajtur Liqeni Smillkovës afër Shkupit. Prokurorja e lëndës, Liljana Spasovska ka thënë se për shkak të fakteve të reja, ka propozuar që vendimet e shkallës së parë të anulohen dhe të nisë hetimi i ri për këtë rast.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …