Imri Ahmeti nga LDK-ja i cili ka udhëhequr komunën e Lipjanit dhe kandidon edhe një mandat tjetër, ka theksuar se qytetarët e Lipjanit nuk mund të linçohen, as blihen. “Kjo garë nuk është garë për shpifje, trillime dhe linçime. Linçimi që po u bëhet lipjanasve, se kushdo që mendon ndryshe nga ti, do të jetë tradhtar, i shitur, është i pa papranueshëm. Ai e quan të tmerrshme mënyrë e të menduarit të tillë të presionit që iu bëhet qytetarëve të Lipjanit, kur ju thuhet hapur: “Ju që shkoni me Imriun jeni tradhtarë”, ka thënë kryetari i Lypjanit, Imri Ahmeti në debatin e organizuar në RTV Dukagjini.
Kandidati i PDK-së për Lipjan, Ismet Hajrullahu, ka premtuaur se nëse zgjedhet kryetar i komunës, punonjësit e bizneseve të reja do të përfitojnë nga 100 euro. Puna e parë që mund të bëjmë si mbështetje për bizneset e reja është që punëtorëve t’u ofrojmë një pagë prej 100 euro, tha Hajrullahu.
Fitim Selimi, kandidat i AAK-së për kryetar të Lypjanit, gjatë debatit në RTV-Dukagjini ka premtuar përmirësimin e jetës së qytetarëve, veçmas të kujdesit shëndetësor për popullatën, ambientit të pastër dhe bashkërëndimit të aktiviteteve zhvillimore komunë-Qeveri. Ai ka folur për një varg lëshimesh e dobësish të qeverisjes, duke paraqitur vizionin e tij për tejkalimin e gjendjes.
Kandidati i Nismës për kryetar të komunës së Lypjanit, Heset Sahiti, gjatë debatit televiziv ka evidentuar arsimin, shëndetësinë, ambientin, përkrahjen e bizneseve dhe bujqësisë si pritoritete të programit të tij për zhvillimin e komunës, në rast se i fiton zgjedhjet më 22 tetor.
Selatin Ratkoceri kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të komunës së Lypjanit ka kritikuar qeverisjen vendore aktuale duke ilustruar me foto rrugë të parregulluara, deponitë e mbeturinave dështimet, qentë endacakë në qytet e të tjera.