Jehona e Referendumit në Katalunjë, në Kurdistan e gjetkë ka zgjuar ndjenja separatiste edhe te popullata shumetnike e Vojvodinës, e cila aktualisht trajtohet provincë autonome e Serbisë. Lëvizjet separataiste në Vojvodinë kanë ekzistusar me kohë, por ato janë shtypur brutalisht nga regjimet jugosllave, ndërsa para dhe pas Luftës së Dytë Botërore serbët e kanë kolonizuar këtë vend historikisht pjesë e Austohungarisë. Burimet e lajmeve bëjnë të ditur se nëpër disa qytete në Vojvodinës janë shkruar grafite të ndryshme ku lexohet se Vojvodina dhe Katalunia janë shembull i njëjtë dhe nëse pavarësohet njëra, duhet të pavarësohet edhe tjetra. Grafite të tilla janë shkruar edhe në Novi Sad, në kryeqytetin Vojvodinës, e cila ka më shumë dy milionë banorë, shumica prej tyre serbë, hungarezë, kroatë, (bunjevas) rusinë, rumunë, boshnjakë, shqiptarë, malazez. Vojvodina njeh gjashtë gjuhë zyrtare por në të jetojnë rreth 30 grupe etnike.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …