Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit, z.Shaqir Totaj, së bashku me liderin e PDK-së, z.Kadri Veseli, sot para qyetarëve të lagjes “Kurillë”, prezantuan programin qeverisës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, me theks të veçantë Fondin për Zhvillim të Qytetit prej 2 milionë eurosh. Totaj theksoi se ky fond do t’i shërbejë bizneseve të reja (Start Up) dhe atyre ekzistuese, i cili do të jetë indikator i rëndësishëm për krijimin e vendeve të reja të punës. Kandidati Totaj tregoi se ky fond do të jetë mundësi e veçantë për të rinjët dhe gratë. Kryetari i PDK-së, z.Kadri Veseli, falenderoi qytetarët e Kurillës për besnikërinë e treguar në vizionin dhe lidershipin PDK-së, gjithashtu kërkoi që të vazhdohet kjo përkrahje, fuqishëm, edhe për kryetarin e ardhshëm të komunës, z.Shaqir Totaj, në zgjedhjet e 22 tetorit.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …