Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka pezulluar gradat diplomatike, të cilat në fillim të muajit të shkuar u janë dhënë një numri të madh të nëpunësve. Në këtë institucion kanë paralajmëruar masa ligjore, nëse konstatohen shkelje në këtë proces gradimi. Vendimit i kanë paraprirë dy shkresa të zëvendëskryeministrit Behxhet Pacolli, i cili është edhe ministër i Punëve të Jashtme, e nëpërmjet të cilave kishte kërkuar ndërmarrjen e të tilla masave nga zyrtarët përgjegjës. Ndërkohë është bërë e ditur rreth 70 persona preken nga këto vendime.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …