Aleanca për Shqiptarët mbajti tubimin qendror, në Zhitoshë të Prilepit. Kryetari i kësaj partie Ziadin Sela u bëri thirrje të gjitha bashkësive etnike, si boshnjakët, turqit dhe bashkësitë e tjera që të mbështesin partitë shqiptare, pasi me këtë do të përkrahin avancimin e të drejtave të tyre etnike. Sela ka kritikuar BDI-në e cila sipas tij ka dështuar me procesin e decentralizimit, sepse me këtë i ka dëmtuar komunat shqiptare. Ai ka përmendur edhe 27 prillin, duke thënë se kur u zgjodh kryetari i Kuvendit shqiptar, aty nuk ishin Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi. Lidhur me kandidaturën e Ramiz Merkos së BDI-së për Strugën, tha se nuk shqetësohet për këtë sepse sipas tij, kandidatura e Merkos nuk është shqiptare. “Aspak nuk shqetësohem se pse ka nxjerrë kandidat BDI-ja atje në Strugë, sepse ai mund të jetë gjithçka veç kandidaturë shqiptarë s’është. Dhe shqiptarët në Strugë do të dinë ta vlerësojnë birin e tyre dhe kandidatin shqiptar”, deklaroi më tej Sela.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …