Sot gjatë orëve të hershme të mëngjesit kanë filluar reshjet e borës anekënd vendit. Kjo ka bërë që të ketë edhe rënie të dukshme të temperaturave. Prani më e madhe e borës vërehet në zonat malore ku ka rënë edhe me një intensitet më të madh ndërsa nëpër zonat tjera me një intensitet më të vogël. Rënia e borës ka befasuar qytetarët pasi ka vite që nuk ka ra borë në muajin tetor.
