Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e shqyrtojnë mundësinë për një përkrahje më të fuqishme në procesin e dialogut që po zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë. në Bruksel, ka bërë të ditur Ambasada Amerikane në Prishtinë pas kërkesës që kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka bërë Uashingtonit zyrtar lidhur me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në dialog. Analistët e çështjeve ndërkombëtare pjesëmarrjen amerikane në dialog e kanë cilësuar tejet të rëndësishme, e cila, sipas tyre, do ta ndihmonte përparimin e dialogut në fazën përfundimtare. Në fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë përveç Amerikës pritet të përfshihen edhe Gjermania, në emër të BE-së, por në një rast të tillë mund të përfshihet edhe Rusia me kërkesë të palës serbe.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …