leoni

At Nikollë Marku thërret shqiptarët të festojnë 17 shkurtin, ditën e pavarësisë së Kosovës në kishën “Shën Maria” në Elbasan

Intervistë me priftin e Kishës Ortodokse ‘Shën Mëria’, at Nikollë Marku

RKL: Hirësia Juaj At Nikollë Marku, mirë se erdhët në Radion-Kosova e Lirë, radio e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila trashëgon dhe ruan vlerat e luftës, vlerat kombëtare si dhe vlerat e tolerancës ndërfetare, që është njëra ndër vlerat më sublime të kombit tonë. At i nderuar, çka mund të veçoni për aktivitetin fetar të Kishës “Shën Mëria” në Elbasan, në krye të së cilës jeni Ju?

Marku: Faleminderit që më ftuat. Me kënaqësi dhe respekt kam ardhur në Kosovë. Dua t’ju them se kisha ortodokse ‘Shën Mëria’ në Elbasan është promotori i lëvizjes demokratike të ortodoksisë shqiptare. Ne jemi në vazhdën e udhëtimit të Fan Nolit që na kanë lënë amanet martirët e kishës ortodokse shqiptare. Unë punoj me përkushtim me stafin që kam. Jemi në vazhdimësinë e traditave shqiptare të besimit ortodoks por mbi të gjitha të shqiptarizmit. Pavarësisht se ne jemi ortodoks, mbi të gjitha jemi shqiptar. Duke i mëshuar tezës që jemi shqiptar, ne punojmë me përkushtim.

RKL: Deri kur, Janullatosi do ta mbajë të okupuar Kishën Ortodokse shqiptare, në kundërshtim me kodin e Kishës tonë autonome, i cila përcakton decidivisht se kreu i Kishës Autoqefale shqiptare, doemos duhet të jetë me origjinë shqiptar?

Marku: Ne shqiptarët gjithmonë kemi vuajtur për çështjen e ortodoksisë, sepse po t’i referohemi historisë, 100 vjet më parë rilindësit tanë punuan me përkushtim të madh për një Shqipëri të lirë dhe pavarur si dhe një kishë ortodokse të pavarur. Por për fat të keq, politikanët tanë na sollën një peshkop grek në krye të Kishës Ortodokse Shqiptare. Ai mund të ishte nga cilido komb, por grek nuk do të duhej të ishte. Them se nuk do të duhej të ishte grek për shkak se ata kanë pasur pretendime territoriale për Shqipërinë e Jugut ose ‘Vorio-Epirin’. Përderisa ne nuk bashkohemi të gjithë e t’i themi se amaneti i martirëve të kishës ortodokse, peshkopëve të parë si Fan Noli e at Visarion Xhuvani dhe derisa hartimi i statutit të Kishës Ortodokse Shqiptare duhet të jetë i respektuar nga Patriarkana, ne do të kemi gjithmonë një peshkop grek i cili e çon Kishën Ortodokse Shqiptare në mullirin e Kishës Ortodokse Greke. Statuti e përcakton qartë që Kisha Ortodokse Shqiptare dhe të gjitha kishat ortodokse që janë brenda një shteti, kanë një pavarësi. Kreu i Kishës që është Kryepeshkopi dhe Këshilli i Lartë Fetar që quhet Sinodi i Shenjtë duhet të jetë prej gjaku, prej gjuhës dhe kombas prej atij vendi ku e ligjëron fjalën e Zotit. Ne kemi një grek i cili i ndërton kishat sipas mënyrës dhe stilit grek.

RKL: Një zhvillim negativ që ka provokuar ndjenjat e qarqeve atdhetare gjithandej trojeve shqiptare ishte edhe ceremonia e shenjtërimit të Katedrales ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Në të ishin të pranishëm ndër të tjerash edhe patriarku Irinej, ai i Rusisë dhe Greqisë, të njohur për qëndrimet e tyre anti-shqiptare. Si e vlerësoni një ngjarje të tillë?

Marku: Të nderuar bashkatdhetarë ne duhet ta kuptojmë që shenjtërimi i Katedrales ishte një vepër e mirë, mistike dhe e shenjtë, ku patriarku botëror, Bartolemeu e shenjtëroi Kishën Ortodokse Shqiptare. Por, ai më parë duhet të pyes se çfarë kontradikte ka brenda ortodoksisë shqiptare, ku ka peshkop të cilët kanë sjellë andralla me qëndrimet e tyre ndaj shtetit, ortodoksisë shqiptare dhe ndaj popullit shqiptar. Në këtë ceremoni të madhe z. Janullatos, të cilin më nuk do ta përmend si kryepeshkop pasi që atë nuk e njeh komuniteti ortodoks meqë ka shkelur tërë rregullat ortodokse shqiptare, ftoi shumë peshkopë, në mesin e të cilëve edhe Kryepeshkopin e Serbisë, Irinej. E ftuan njeriun i cili i ktheu kishat ortodokse në shtabe ushtarake kundër Kosovës dhe që në një intervistë të BBC-së u pat shprehur se NATO po derdh gjak të pafajshëm serb dhe se Kosova është zemra e Serbisë! Ky Irinej tani na e ngre zërin në studion e Top Channel dhe thotë të jetojmë e bashkëpunojmë në Gadishullin Ballkanik, ku unë mund të jem padron dhe ju skllevër. Pra Irinej nuk është dashur të pranohej. Megjithë veprimet negative në të kaluarën, por edhe tani përsëri nguli këmbë dhe irritoi popullin shqiptar dhe sidomos atë në Kosovë. Prandaj u bëj thirrje politikës dhe politikanëve shqiptarë, akademikëve dhe historianëve, pedagogëve e popullit që në vend që atë ta përzinin atë nga Shqipëria, ata e pritën me tufa me lule në aeroportin e Rinasit. Këto janë disa nga ato kontradiktat e mëdha që kemi ne shqiptarët me këto paradokse të turpshme dhe duhet t’i heqim ato. Le të vijë ajo orë që Perëndia të na ndryshojë mendjen!

RKL: A keni përshtypjen se themeluesi i Kishës Ortodokse shqiptare, eruditi  i njohur i kombit Fan Noli është lënë anash për shkaqe fetare, që bien ndesh me qëndrimin antishqiptar të Janullatosit dhe qëndrimin politik të Nolit kudër Zogut, pasuesve dhe ndjekëse  të rrugës së tij në Shqipëri në emër të demokracisë? Edhe për At Visarion Xhuvanin pak flitet. Pse ndodh kjo?

Marku: Prania e peshkopit, Janullatos në Shqipëri është shumë negative, armiqësore dhe tradhtare. Këtë e them në tri aspekte: Janullatosi në radhë të parë e përdori diplomacinë botërore që erdhi në Shqipëri dhe u vendos si ekzark, peshkop i përkohshëm. Luajtën gurët në të gjitha anët e botës, nga Amerika në Australi, nga Australia në Antarktidë, aq sa e them me ironi, që edhe kafshët e Antarktidës morën pjesë në ardhjen e Janullatosit. Pra kështu na erdhi një peshkop nga Greqia, i cili po komandon Kishën Ortodokse Shqiptare. Në radhë të dytë, gjithë veprat e Fan Nolit që u përkthyen dhe problemet e tjera mistike që ka Kisha Ortodokse Shqiptare, i hodhi në koshin e plehrave dhe ai vuri një plejadë të re mbi bazën e Kishës Ortodokse Greke. Dhe tash së fundi na solli edhe krerët e Ortodoksisë botërore, na solli edhe peshkopin serb që irritoi gjendjen. Dhe po t’i përkthesh këto tri aspekte del sikur ai thotë që nuk keni çfarë të më bëni mua, unë kam ardhur në Shqipëri, unë jam zot i saj dhe do më bindeni mua dhe Kisha Ortodokse Shqiptare është vasale e Kishës Ortodokse Greke.

RKL: A mendoni se Kisha Autoqefale Shqiptare, Kisha të cilën e kishte themeluar Noli dhe rrugën e tij e ndiqni  Ju,  identifikohet me idetë fetare dhe kombëtare të Papa Kristo Negovanit, i cili është edhe martir i kombit dhe i Kishës. A është shpallur shenjt, Papa Kristo dhe a qëndron ky konstatim yni lidhur me këtë çështje. Grekët e serbët kanë shpallur shenjtorë  vrasësit e shqiptarëve, të myslimanëve, kroatëve. Papa Kristo përveç ungjillit për predikim kishte edhe abetaren shqipe, të cilën ua mësonte fëmijëve shqiptarë.

Marku: Ju e keni prekur mirë këtë pikë. Institucioni fetar siç është Kisha, Shtëpia e Zotit, nuk mund të shenjtërohet pa u shenjtëruar apostujt dhe të merren parasysh veprat e tyre. Apostujt e parë shqiptarë janë Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi e shumë të tjerë që dhanë jetën për ndërtimin e Kishës Ortodokse të pavarur shqiptare.  Pra është dashur të bëhej shenjtërimi i këtyre martirëve të Kishës Ortodokse e pastaj do t’i vinte radha të bëhej edhe shenjtërimi i institucionit. Djallëzori, Janullatos e betonizoi Ortodoksinë greke në Ortodoksinë shqiptare, pra ne përfundimisht e ulëm kokën para Kishës Ortodokse Greke. Megjithatë e them përherë që ne ndodheni në një udhëkryq por dita do të jetë e shpejtë kur ata do të marrin përgjigjen e duhur. Ne ortodoksët jemi të bashkuar, unë kam lidhje me të gjithë priftërinjtë ortodoks shqiptar.  I kam thënë disa herë në televizion z. Janullatos se do të vijë dita që ai do të ik i turpëruar nga Shqipëria dhe nuk do të jetë shenjtori i Shqipërisë. Dhe këto janë ditë që do të vijnë shpejt dhe ato do të jenë ditë gëzimi dhe ditë historike për shqiptarët.

RKL: Çka po ndodh me pronat e Kishës Autonome shqiptare, të cilat po uzurpohen nga ithtarët e Janullatosit?

Marku: Ashtu siç u pushtua institucioni, ashtu u morën të gjithë regjistrat, tapitë dhe shumë gjëra të vyera të Kishës u dërguan në Greqi,   ku humbi pjesa më vitale. Pjesa më e vjetër, që ne e quajnë traditë të hershme, u morr nga peshkopi grek dhe u dërgua në vende të caktuara që ne nuk i dimë. Kur u kujtuam ne që t’i mbledhim këto materiale, nuk i gjetëm ato. Neve na humbën ato vlera të mëdha por e rëndësishme është që shqiptarët para kombit mblidhen të gjithë ortodoks, katolik, bektashian e mysliman dhe besim e kanë shqiptarizmin. Dhe ne do t’i rikthejmë shumë shpejt në Shqipëri, si të mundemi e sa të mundemi dhe s’i gjejmë rastin ato që na janë rrëmbyer.

RKL: Kemi informacione se prej kohës kur është vënë në krye të Kishës Autoqefale Shqiptare, greku Janullatos, meremetimi apo ndërtimi i  kishave ortodokse të Shqipërisë është bërë në  stilin e kishave greke, edhe pse kishat e vjetra shqiptare kishin një stil më ndryshe dhe ruanin elementet arkaike  të kishave të moçme shqiptare.

Marku: Lufta e peshkopit grek, Janullatos është e gjithanshme, pra edhe në këtë drejtim që e përmendet. Për të zhdukur rrënjësisht ortodoksinë tonë shumë të hershme, ata bënë një sulm madhor ndaj Kishës Ortodokse Shqiptare. Janullatosi po punon me mish e me shpirt që ta zhduk me rrënjë ortodoksinë shqiptare, duke thënë që çdo ortodoks shqiptar është grek. Edhe censusi që u bë tregoi se mposhtëm mendimin e Janullatosit. Si e mposhtëm? Ai mendoi se censusi mund të dilte 20 përqind e më shumë për ortodoksët, e ai në fakt doli 8.6 përqind. Ai ndërtoi Kishat në stilin grek. Ne nuk kemi kisha të lustruara me furça sepse ne kemi pasur kisha prej guri, druri e dërrasave. Në mënyrën tonë shqiptare, ne kemi ndërtuar Shtëpi të Zotit ashtu siç na e kanë lënë traditë etërit tanë të shenjtë dhe jo ashtu siç e ka Greqia. Pra, ai zëvendësoi librat e Nolit, ndryshoi ndërtimin e kishave, përdori gjuhën greke në mënyrë që të fshinte nga kujtesa ortodoksinë e vërtetë shqiptare. Por megjithatë kjo do të marrë goditjen përfundimtare, siç e thashë edhe më parë.

RKL: Cili është raporti dhe bashkëpunimi Juaj me Kishën katolike në Shqipëri dhe me komunitetin islam, a keni ndonjë komunikim të ndërsjellë?

Marku: Raportet e mia më këto komunitete janë shumë të mira, për të mos thënë të shkëlqyera. Kam marrëdhënie reciproke, vizita dhe shkëmbime mendimesh. Jetojmë bashkërisht në të njëjtin vend në Shqipëri dhe nuk ka asnjë lloj dallimi, madje edhe me kishat e tjera ortodokse. Por ne problemin e kemi te individi, Janullatos, që ka përhapur me shpejtësi kultin e individit në Shqipëri kur thotë ‘ ‘Unë do t’ju çoj te Jezu Krishti’, ‘Pas meje jeni ju të tjerët’, ‘Unë do t’ju shpëtoj nga e keqja e madhe’. Por, ai është shumë i gabuar sepse tashmë ai është një plak që po e lë mendja dalëngadalë dhe grekët që e sollën duhet ta marrin për dore dhe ta çojnë në Greqi e atje t’i kalojë i qetë ditët e të mos merret me ne sepse ne do të jetojmë të lirë në shtetin, në shtëpinë tonë në Kishën Shqiptare.

RKL: A mendoni se shqiptarët e Kosovës edhe pse me shumicë myslimanë mund dhe duhet ta ndihmojnë Kishën Autoqefale shqiptare, në radhë të parë sepse të parët tanë ishin të krishterë dhe ata i ruajtën madje edhe  Kishat ortodokse në Kosovë, të cilat i ka përvetësuar dhe po i mban peng Kisha Ortodokse serbe, e cila mban mbi supe mëkate të mëdha për tragjeditë që u ka shkaktuar popujve por edhe vetë serbëve?

Marku: Sot kam ardhur në Kosovë dhe e ndjej vetën kosovar shqiptar dhe e ndjej vetën mysliman, edhe katolik, edhe ortodoks. Me rëndësi është që ne t’i thërrasim mendjes që kur është puna për të shpalosur çështjen kombëtare, të mos themi jemi ortodoks, katolik ose myslimanë, por jemi shqiptarë, t’i japim goditjen përfundimtare armiqve të kombit tonë. Unë ndodhem në Kosovë dhe sot jam një mysliman i mirë dhe nesër sa të më dëshiroj zemra që të arrijmë ato që duam, ato fitore që do kombi shqiptar. Pra nëse komuniteti mysliman, katolik, bektashian bashkërendojnë me njëri-tjetrin, do të ishte një gjë madhore për të mos i lënë derën çelë armikut që të na çorodis. Duhet të jemi të gjithë së bashku dorë për dore të shkojmë te profeti Muhamet dhe Jezu Krishti.

RKL: At i nderuar, ju në mënyrë konsistente e duke ndjekur frymën e Nolit dhe gjithë patriotëve ortodoks shqiptarë, keni qenë dhe mbetni ndër të vetmit që kërkoni afirmimin e autoqefalisë së kishës ortodokse shqiptare. Dihet se politika zyrtare në Shqipëri hesht për këtë çështje, por a keni pasur ndonjë përkrahje nga ndonjë segment i caktuar politik?

Marku: Të them të drejtën, unë e kam kërkuar ndihmën nga shteti që të jemi më të fuqishëm, të kemi miq e administratë të fuqishme. Relativisht kam pasur ndihmë dhe nuk kam qenë në aso gjendje për t’u çarë halli. Desha t’i mëshoj fjalës së fundit që thatë ju, politika shqiptare nuk ka informacion se çfarë do të thotë Kishë Ortodokse shqiptare dhe si  duhet të jetë Kisha, që është një nga këmbët e shtetit shqiptar, pjesa më vitale e kombit shqiptar. Prej saj kanë lindur njerëz të madhërishëm që kanë udhëhequr kombin shqiptar. Pra, politikanët tanë nuk e kanë informacionin e duhur dhe nga kjo gabojnë shumë rëndë kur na hedhin përpara teza e teori të ndryshme që nuk përkojnë fare me traditën, historinë e kombit dhe historinë e kishës ortodokse shqiptare. Politikanët në këto momente janë shumë të gabuar dhe u bëj thirrje atyre që të mos marrin vendime pa lexuar, pa mësuar dhe pa hapur Arkivin e Shtetit e të shikojnë si udhëhiqet një Kishë Ortodokse, si duhet ta ketë administratën dhe në cilën rrugë duhet të eci.

RKL: Trashëgimia autoktone ortodokse në Kosovë është uzurpuar nga Kisha Ortodokse Serbe. Shqiptarët nga kjo trashëgimi autoktone janë privuar meqë i është vënë cilësimi i padrejtë si ‘serbe’ si dhe u janë dhënë zona ekstraterritoriale. Por para disa viteve ishte një zhvillim interesant politik. Delegacionet e SHBA dhe Zvicrës në UNESCO insistuan që këtë manastire të shpallen trashëgimi e popullit të Kosovës e jo trashëgimi ekskluzivisht e serbëve, siç është thënë deri me tani. Çfarë do të mund të bëhet më shumë në këtë drejtim që kishat ortodokse në Kosovë t’i kthehen pronarit të tij të vërtetë historik: shqiptarëve?

Marku: Dyndjet sllave në Gadishullin Ballkanik u bënë rreth viteve 760. Ata kishin ardhur edhe më parë, por në vitin 760 qenë repartet e fundit njerëzore që hynë në Ballkan. Sapo erdhën sllavët, ku përfshihen edhe serbët, ata piketuan zonat se ku do të jetonin, ku përfshihej edhe krahina e Kosovës, Dardania. Kur erdhën në Dardani, ata i hipotekuan, rregulluan dhe pushtuan ish-kishat ortodokse dhe katolike shqiptare në trevën e Dardanisë, mbajtën nga një mbishkrim duke thënë se këto janë trashëgimi kulturore e popullit serb. Që nga ato vite deri në ditët e sotme, kjo lloj trashëgimie ruhet nga ata e madje paraqitet para botës duke u thënë se serbët janë autoktonë. Serbët i prishën dhe rrafshuan kishat shqiptare, mënyrën dhe stilin shqiptar dhe ndërtuan format e kishës ortodokse dhe katolike serbe. Mendoj se kjo trashëgimi në mënyrë graduale siç është grabitur, në mënyrë po graduale duhet rikthyer por jo me luftë sepse luftën nuk e pranon askush. Po u kthyen institucionet ndërmjet grykës së armës, ato nuk janë më institucione fetare. Ne duhet të punojmë së bashku, të qartësohemi e të bëjmë ankesa në institucionet ndërkombëtare që t’i marrim me paqe e qetësi ato që na ka marrë Serbia.

RKL: At Nikollë Marku, viteve të fundit komuniteti i asimiluar ortodoks në Maqedoni, gjegjësisht në krahinën e Rekës, ka filluar të ndërgjegjësohet për rrënjët e tij identitare, por edhe për nevojën e një ortodoksie të pavarur shqiptare. Një kontribut të spikatur në këtë drejtim ka dhënë edhe z.Branko Manjolovski. Keni bashkëpunim me të dhe cili do të mund të ishte kontributi ynë në emancipimin e shqiptarëve ortodoks jo vetëm në krahinën e Rekës por edhe në vise të tjera shqiptare në Maqedoni, si në Krushevë, Ohër e Manastir?

Marku: Unë do të them një lajm të mirë se populli shqiptar më ka kërkuar të mbajë mesha në gjuhën shqipe në krahinën e Strugës ku ka disa fshatra, ku është edhe Branko Manjolovski. Ai ka ardhur në Kishën tonë dhe kemi bërë një plan pune dhe ne do të meshojmë së bashku por me lejen e Peshkopit maqedonas, Stefan, i cili ka marrë pjesë në ceremoninë kur unë jam veshur prift. Pra përmes shtetit të Maqedonisë, ne po punojmë që mesha e parë në gjuhën shqipe në Maqedoni, të jetë një moment historik sepse dihet që Patriarkana e Ohrit është një nga më të vjetra të Evropës, nëpër të cilën ka kaluar edhe Jezusi. Branko është një punëtor, aktivist dhe ortodoks i madh dhe ai është kërcënuar nga shteti maqedonas, por ai tashmë ka krijuar një autoritet dhe mbrojtje nga Kisha Ortodokse Shqiptare. Ne do të punojmë dhe do të vazhdojmë të punojmë që të arrijmë këtë ditë të shënuar dhe të japim lajmin e madh. Në atë meshë unë do të jem i pari që do të mbaj, me mënyrën dhe mundësitë tona, por do të flasim e këndojmë shqip e do të hapim derën e një kishe të re, që është Kishë Ortodokse Shqiptare.

RKL: Pre e propagandës grekomadhe dhe Kishës Ortodokse greke ishin dhe mbetën edhe komunitete të caktuara vllahësh jo vetëm në Greqi, por edhe në Shqipëri e Maqedoni. Madje studiuesi britanik, Tom Wininfrith në një libër të tij pohonte se i ashtuquajturi minoritet grek në Shqipëri ka rritur shifrat e tij duke i numëruar të gjithë vllahët si grekë. Por disa vite më parë, një prift nga Korça, At Dhimitër Veriga duke iu kundërpërgjigjur deklaratës provoktive të konsullit grek, Theodoro Ikonomus, tha se vllahët nuk janë grekë. A ka gatishmëri të komuniteteve vllehe për t’iu kundërvënë politikës grekomadhe dhe për të krijuar një autoqefali shqiptare?

Marku: Unë mendoj që po. At Veriga është prift dashamirës, është një shqiptar pavarësisht se është nga komuniteti vlleh. Ky komunitet është një popull që ka marrë rrugët e botës dhe jeton në disa vende ku ka gjetur strehë. Një pjesë e tyre jetojnë edhe në Shqipëri, ku kanë bërë edhe kishën e tyre. Krahas institucioneve fetare, ata jetojnë duke punuar dhe hulumtuar në Shqipëri. Vllahët janë një komunitet i shëndosh ortodoks me traditat e tyre. Ata nuk janë grekë, por grekët i kanë vënë në shërbim të tyre kundër Shqipërisë. Duke e parë vetën në këtë grackë, ata tani kanë bërë një lloj shkëputje dhe largimi nga ortodoksia greke dhe kontributi i tyre do të jetë shumë i çmuar në rikrijimin e pavarësisë të Kishës Ortodokse Shqiptare.

RKL: At i nderuar cila do të ishte porosia juaj për gjithë shqiptarët në këto momente kur shtetet fqinje e kanë shtuar aktivitetin e tyre anti-shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni?

Marku: Faleminderit që ma bëtë këtë pyetje! Unë mendoj që të kapemi dora-dorës të gjithë të myslimanë e krishterë, të nxjerrim detyra si duhet mbajtur kisha, xhamia e teqeja. T’i vëmë gjoksin punës, t’i ulim nervat të mos bëhemi njerëz me principe negative, por të punojmë e të ndërtojmë Kosovën e Shqipërinë. Presim momentin madhështor që do të na sjellë Perëndia kur do të bashkohet Kosova me Shqipërinë. Duke u bashkuar të dyja shtetet ajo do të jetë ngjarja më e madhe e shekullit dhe globit sepse me të vërtetë Arbëria-Iliria është vendi në të cilin kanë lindur strateg të mëdhenj. Mesazhi im është dashuri, respekt dhe punë!

3 qershor 2014

RKL: Dear Nikollë Marku, welcome to the interview in Radio ‘Kosova e Lirë’, a radio of KLA freedom fighters which embodies the national values as well as those of inter-religious tolerance. Dear Nikollë what are the main religious activities of ‘Saint Maria’ Church in Elbasan which is lead by you?

Marku: Thank you for the invitation. It’s been my greatest pleasure to come in Kosova. I must state that Orthodox Church ‘Saint Maria’ in Elbasan is the main promoter of democratic movement of Albanian orthodoxy. We are pursuing the path of Fan Noli and other martyrs of Albanian Orthodox Church. We are committed to work in line with the Albanian tradition of Orthodox faith, and above all of Albanism. Regardless of our religious affiliation, we are primarily Albanian. Having this in mind, we are committed to work further.

RKL: Why mr. Janullatos keeps Albanian Orthodox Church under his thumb which is at odds with the statute of our autocephalous Church? This statute unequivocally states that the leader of Albanian Church must be of Albanian origin.

Marku: Albanians had always suffered about Orthodoxy because 100 years ago, our patriots were determinant to envisage a free and independent Albania with its own Orthodox Church. Unfortunately, our politicians appointed a Greek Archbishop at the helm of Albanian Orthodox Church. Its Archbishop should not have been a Greek for the simple reason that Greece still harbors territorial claims towards Southern Albania or Northern Epirus. As long as we don’t mobilize to fulfill the will of our first bishops, Fan Noli and Visarion Xhuvani, our Church will be held by a Greek Archbishop who intends to subjugate our Church under the authority of Greek Church. The statute clearly states that Church’s archbishop and Synod must be Albanian according to the character of population. But we have a Greek archbishop who is endeavoring to build monasteries with a Greek style.

RKL: The last event perceived by many Albanians as provocative was the Consecration of the new “Resurrection of Christ Cathedral’’ in Tirana. In this ceremony were present even the archbishops of Serbia, Russia and Greece, whose anti-Albanian stances are obvious. What is your comment about all this?

Marku: I must confess that the consecration of Cathedral is a good and saintly deed considering that Patriarch Bartholomew consecrated the Albanian Orthodox Church. However, the problem lies on the very fact that there are certain bishops who have caused harm with their assertions against Albanian Church, State and People. I will not refer anymore to Janullatos as the Archbishop because the Orthodox community does not recognize him as such and he has openly violated the principles of Albanian Orthodox Church. He invited many bishops, among others even the Archbishop of Serbia, Irinej. This Serbian bishop used orthodox churches as military strongholds against the Albanian population and he stated that NATO was killing innocent Serbs and that Kosova is the heart of Serbia! The same bishop goes on to say that we all must live in a Balkans ruled by Serbs. His statements were distasteful to most Albanians, especially in Kosova. The Albanian politicians, academics and historians must have protested against the presence of Serbian Archbishop in Tirana. His visit was an utter disgrace, let us hope that Almighty God will wake us up to stand up for our rights!

RKL: Do you believe that the founder of Albanian Orthodox Church, Fan Noli is deliberately left on oblivion? Even the bishop, Visarion Xhuvani is seldom mentioned. Why is that?

Marku: The presence of Janullatos in Albania is utterly hostile and negative. Janullatos exploited even the international diplomacy to ascend over the Albanian Church as its Archbishop. Greeks were organized from America and Australia to put Janullatos at the helm of Albanian Orthodox Church and he’s actually leading our Church. He swept away all books translated by Fan Noli and other documents and used Greek books instead. What’s more, Janullatos invited the Serbian Archbishop to provoke the sentiments of Albanians. He behaves in a conceited and disrespectful manner and endeavors to belittle Albanian Orthodox Church and relegate it by submitting under Greek Church.

RKL: Do you think that Albanian Orthodox Church should consecrate Papa Kristo Negovani, who was a martyr of Albanian Orthodox Church. Serbs claim even the nationalist priests as their own saints. On the contrary, Papa Kristo Negovani was entirely engaged in peaceful activities and spread of Albanian writing.

Marku: You made a good remark. The Church as a religious institution can not be consecrated without the consecration of its apostles and their deeds. The first Albanian apostles were Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi and many others who endeavored to envisage an Independent Albanian Church. Thus it would be more correct to consecrate these martyrs and then to consecrate the Church. Janullatos permeated Greek Orthodoxy within Albanian Orthodoxy. I believe we are in a crossroad but the day when we will give the proper answer is approaching. We the Albanian orthodox community are united; I’m in cooperation with almost all of the Albanian Orthodox priests. I had many statements on TV that we will get rid of Janullatos and this would be a historical day.

RKL: The properties of Albanian Orthodox Church are seized by Janullatos’s followers. Why is that?

Marku: Once they controlled the Church, they began to steal all valuable documents sending them in Greece. The most valuable part, namely the earlier tradition, was taken by Janullatos. When we tried to turn it back, we could not find the slightest trace of it. Nonetheless, what matters the most is the very fact that Albanians have a strong national bound, regardless of their religious affiliation. We will do our best to get these valuable documents back.

RKL: There are some hints that since Janullatos became the Archbishop of Albanian Orthodox Church, he is attempting to whitewash the architecture of native Albanian monasteries giving them a Greek style they never had?

Marku: The devilish Janullatos with his devious means attempts to wipe every vestige of early Albanian orthodoxy. He even claims that every Albanian Orthodox is Greek. But the last census displayed that there are less than 8 % Orthodox followers, in spite of sterling efforts made by him to inflate this number. Our monasteries are markedly different from those of Greece because they are built of stone and wood according to the ancient custom. He replaced the books of Fan Noli, used the Greek language with the sole intention to obliterate the Albanian native orthodoxy. But we will give him the right answer.

RKL: Do you have any cooperation with Catholic Church in Albania and Muslim community?

Marku: I maintain excellent contacts with both communities; we have mutual contacts and share our opinions about certain matters. We live in Albania and it does not matter religious differences. Our main resentment is about Janullatos, who is spreading the cult of the individual in Albania when he states ‘I will lead you to Jesus’’, ‘Follow my path’; ‘I will rescue you from harm’ etc. But he is entirely wrong because his mind has gone insane and Greeks should ship him off in Greece and leave alone Albanians because they are perfectly capable of handling their own problems, including their Orthodox Church.

RKL: Do you think that Albanians of Kosova, although prevalently Muslims, could support the Albanian Orthodox Church to reassert its independence because it is glaringly obvious that most of their ancestors were Orthodoxes. We may mention in passing that Albanians kept most of Orthodox monasteries in safety by guarding them from outside onslaughts and even the fresco paintings inside those monasteries are full of archaic Albanian elements.

Marku: Today I’ve come in Kosova and I feel myself a Kosovar Albanian. At the same time I feel myself even Muslim, Catholic and Orthodox. It’s of utmost importance to not make any religious difference but to loudly state ‘We are Albanians’’. This would be a major blow to our enemies. I am in Kosova and feel myself a devoted Muslim to obtain and fulfill those objectives much yearned by Albanians. Both Muslims, Catholics and Bektashi should unite in order to prevent the attempts of our enemies to pester us. United with one another we will pursue the path of both Mohammed and Jesus.

RKL: You have been always consistent to voice the rightful demand for an Autocephalous Albanian Church. Most of Albanian politicians avoid from tackling such a matter, did you receive any support from any political party?

Marku: Truth be told, I’ve sought help from our authorities to strengthen the Church and its administration. I’ve received some help but Albanian politicians seem to have little understanding on how the Albanian Church should be. I must stress that Orthodox community gave the most ardent Albanian patriots. Our politicians are still ill-informed which is why they embark some untenable theories which fly in the face of the tradition and history of Albanian Orthodox Church. I urge them to rummage through State’s Archive to get a better understanding of Orthodox Church.

RKL: The native Orthodox heritage in Kosova has long been seized by Serbian Orthodox Church. Albanians are deprived from their own cultural heritage because monasteries are unjustly entitled as ‘Serbian’ and have received even ‘extra-territorial’ status on behalf of protection. Some years ago, USA and Swiss envoys in UNESCO requested that those monasteries should be entitled as ‘the heritage of Kosova’s people’ and not an exclusively Serbian heritage as it has been claimed so far. Is there any chance to get back those monasteries which historically belong to the Albanians?

Marku: Slavic migration towards Balkans took place around 760’s A.D. Though minor migrations occurred even earlier, in 760’s A.D there was the last migratory stream to ultimately settle in Balkans. Once they engulfed on Balkans, they begun to infiltrate in ancient Dardania (modern Kosova). From this time onwards, Slavs gradually seized Christian monasteries in Dardania by altering and Slavizing them. Serbs take much pride on them and even embarks on claims they are authchounous! Serbs desecrated and obliterated most of early Christian Albanian temples by switching their native style. I do believe that we are about to get them back but only peacefully. The religious institutions cease from being religious at the moment one attempts to seize them through military means. We must work together and ask from international institutions to give our monasteries back.

RKL: In the recent years, the assimilated Albanian Orthodox community in the region of Macedonia, has expressed its will to turn back to their Albanian identity and points the need of an Independent Albanian Orthodoxy. A prominent activist voicing such demand is Branko Manjolovski. Do you have any cooperation with him? Is there any chance to help certain Albanian Orthodox communities in Krushevë, Ohër and Manastir?

Marku: It’s a great pleasure to announce that Orthodox Albanians asked from me to hold a mass on Albanian language in the region of Dibër. We have devised a plan for a mass with the permission of Macedonian Archbishop, Stephan. We are attempting to hold a mass on Albanian and it would be a historical moment because this is the first Albanian mass held on Macedonia. Mr. Branko Manjolovski is a tireless activist and committed Orthodox and many times has been threatened by Macedonian authorities. I’ll be the first priest to hold a mass on Albanian language, thus paving the way to reinstate the Independence of Orthodox Albanian Church.

RKL: Vlachs have always been victims of Greek propaganda, not only in Greece itself, but even in Albania and Macedonia. A British scholar, Tom Wininfrith holds that the so-called ‘Greek minority’ in Albania has inflated its number by counting even Vlachs as Greeks. Some years ago, there was a statement made by Dhimitër Veriga, an Orthodox priest from Korçë who stressed that Vlachs are not Greek. Is there any disposition of Vlachs to deliver support on our attempt to reassert the Independence of Albanian Orthodox Church?

Marku: I believe yes. Veriga is a down-to-earth persona, an Albanian who works with the Vlach community. Vlachs are a distinct people who are scattered all over Balkans. A number of Vlachs are in Albania and they have their own Church. They have a distinct identity which by no means is Greek. Greece has manipulated and unleashed them against Albania. But Vlachs are awakening and distancing themselves from Greek Orthodoxy. Their contribution on reassertion of the Independence of Albanian Church is evident.

RKL: Dear Nikollë Marku, what is your message to all Albanians in this tough time where neighboring countries are proliferating their anti-Albanian activities?

Marku: Thank you for posing such a question! I think we need to cooperate with one another, no matter if we are Muslims or Christians, for the betterment of our religions. Let us work further and throw away all negative things. We are waiting for the historical moment, with the will of God, when Albania and Kosova will be united into a single state. This would be the most important event of world because Albania-Illyria gave birth to many outstanding strategists. My message is love, respect and work!

3 June 2014

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …