Kandidati për kryetar të Kastriotit nga AAK, Xhafer Gashi, ka shpalosur programin qeverisës për mandatin e ardhshëm katërvjeçar, i cili bazohet në shtatë shtylla kryesore që prekin sferat kryesore të jetës së qytetarëve të kësaj komune. Ai me këtë rast tha se përmirësimi i ambientit, krijimi i kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik, zhvillimi i bujqësisë, ngritja e mirëqenies sociale, kogjenerimi, zbatimi i ligjit për Kastriotin janë vetëm disa nga prioritetet e tij. Gashi tha po ashtu se gjatë mandatit të tij të rinjtë do të kenë përparësi në punësim në KEK. Ndërsa, kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka lavdëruar qeverisjen e deritanishme të Xhafer Gashit në Kastriot. Ai ka thënë se me punën e tyre çdo ditë po dëshmojnë para qytetarëve të vendit se po kryejnë punë të rëndësishme. Haradinaj ka lavdëruar edhe listën e kandidatëve për asamblistët komunalë nga radhët e AAK-së për komunën e Obiliqit, duke thënë se ata janë njerëzit më të përgatitur për të bërë punën më të mirë për qytetarin. Ai ndërkaq është zotuar se do të zbatohet edhe ligji për Kastriotin.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …