Nisma për Kosovën- dega në Gjakovë, mban takim parazgjedhor me banorët e rajonit të Dushkajës. Pjesë e këtij takimi do të jetë kryetari i Nismës, zv. Kryeministri i Kosovës, z. Fatmir Limaj, Ministrat e Nismës, deputet e Nismës, kryetari i Nismës- dega në Gjakovë z. Fazli Hoxha si dhe anëtarë të kryesisë qendrore dhe lokale. Takimi do të mbahet më 8 tetor 2017 (e diele), në orën 20:00, në restorantin ‘’Egzoni’’, në Rakovinë.
Lajmet 9. 10. 2017 ora 8.00
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kritikoi Bashkimin Evropian për shkak të kushtëzimit të liberalizimit të vizave për Kosovën, vetëm pas ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi. Rama tha se Brukseli në të njëjtën kohë po negocion me Serbinë, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Në një intervistë për gazetën “DerStandard” të Vjenës, Rama nënvizoi se Bashkimi Evropian po i bën padrejtësi Shqipërisë dhe Kosovës. “Shqipëria ishte anëtare e NATO-s para Malit të Zi. Veç kësaj ne jemi duke bërë disa vendime për reforma gjyqësore, gjithashtu para Malit të Zi. Është fantastike që Serbia e Mali i Zi po negociojnë me BE-në, por është e padrejtë që ne nuk po e bëjmë atë”, tha Rama.
Kryeministri Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së ka deklaruar se me punën e tij si kryeministër askush nuk do të mbetet anash. Ai thotë se problemet urgjente të qytetarëve do të zgjidhen menjëherë, ndërsa për gjendjen aktuale në vend, fajtor jemi ne. Tani me qeverisjen e tij dhe të AAK-së në komunat e Kosovës qytetarët do të jenë të barabartë.“Ka ardhur koha e AAK-së. Puna ime si kryeministër do të koordinohet ngushtë me punën e juaj, si kryetarë të Komunave. Askush nuk duhet me mbetet i padëgjuar. Unë bashkë me ju, do të punojmë që t’i zgjidhim problemet urgjente menjëherë. Qytetarët e Kosovës, vuajnë nga pabarazia. Për gjendjen aktuale fajtorë jemi ne.
Kandidati i Aleancës Kosova e Re për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli fushatën e tij zgjedhore e ka vazhduar në fshatrat e Prishtinës. Ndalesa e parë e Pacollit ishte fshati Bërnicë, ku nga banorët mori ankesa se kanë mungesë të rrugës e të kanalizimit. Musa Govori nga ky fshat iu ankua Pacollit se qe 15 vjet janë pa kanalizim dhe gjatë verës në këtë fshat është e pamundur të jetohet nga kundërmimi që lëshojnë ujërat e zeza. Govori tha se edhe rrugën e kanë ndërtuar me para të tyre, ndërkohë që siç tha ai ankesat e tyre nuk janë marr parasysh nga komuna. Ai madje tha se ata ndihen si qytetarë të rendit të dytë e jo si qytetarë të Kosovës.
Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka deklaruar në Burim, ish Istog, se derisa në Kosovë ekzistojnë subjekte politike që bëjnë premtime mashtruese dhe të tjerë duan ta rrënojnë atë çka është ndërtuar deri tash, Nisma për Kosovën, ka arritur objektivat duke mos premtuar dhe mashtruar njerëz. Limaj gjatë një takimi me kandidatët për asamble komunale në Burim, ka thënë se Nisma ka arritur të fus një frymë të re në sferën politike të Kosovës, duke ditur të largohen nga interesat partiake kur është në pyetje interesi shtetëror. Sipas tij, pas zgjedhjeve nacionale ku është parë një rritje e Nismës, sot ky subjekt politik është faktori kyçë i stabilitetit dhe funksionimit të institucioneve të Kosovës..
Kandidati i pavarur për kryetar të Skënderajt Bekim Jashari, në një intervistë për KosovaPress tregon arsyet pse i ka hyrë kësaj gare. Jashari tha se garës për të parin e Skenderajt nuk i hyri për inate të askujt, por për ta ndërtuar këtë vend ashtu siç e deshën babai i tij, Hamëz Jashari dhe axha i tij, komandanti Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët e tjerë. Ai e quan vendimin me të vështirë për të dhe familjen e tij, jo për faktin se cilat sfida e presin, porse duke pasur parasysh prej cilës familje vjen dhe a do të mund ta çoj deri në fund mandatin me nder dhe faqe të bardhë. Por, tani kur ka nisur fushatën Jashari thotë se po e sheh entuziazmin e qytetarëve të Skenderajt për kandidimin e tij, fakt ky që po i jep atij vullnet dhe të drejtë në vendimin e tij.
Kandidati i Nismës për Kosovën për kryetar të Drenasit, Isa Xhemajlaj, është i bindur se pas 22 tetorit, ai do të jetë kryetar. Ai thotë se ka vendosur të kandidojë duke parë gjendjen e rëndë në këtë komunë. Arsyeja pse kam vendosur të kandidoj për kryetar të komunës ka qenë ngufatja e zhvillimit ekonomik. Përqendrimi i komplet ekonomisë, futja e duarve të disa klaneve nëpër ekonominë e Drenasit, kaosi që është në arsim, në shëndetësi, mungesa e infrastrukturës, veçanërisht e gjërave elementare, siç është uji i pijes, kanalizimi, ”, tha ai.
Kandidati për kryetar të Prishtinës Lirak Çelaj, nga Partia Demokratike e Kosovës, ka prezantuar sot, konceptin e tij të ri për përdorimin e gazit natyral, për amvisërisë, ekonomitë shtëpiake dhe konsumatorët industrial. Lirak Çelaj ka theksuar se në qeverisjen e ardhme, vëmendje të veçantë do t’i kushtohet kursimit të ekonomive familjare për ngrohje, ujin e ngrohtë për amvisëri por edhe për konsumatorët industrial.
Në kuadër të fushatës elektorale për Zgjedhjet Lokale 2017, Aleanca Kosova e Re ka mbajtur tubim me qytetarë në Komunën e Kastriotit, ish-Obiliq dhe në komunën e Vitisë. Në tubim i pranishëm ishte edhe kryetari i AKR-së Behxhet Pacolli, i cili theksoi se qytetarët janë ata që vendosin për të ardhmen e tyre. ”Jeni banorë të një komune që e furnizon gjithë Kosovën me energji elektrike, e në anën tjetër ju vuani nga mungesa e saj”. Pacolli ka folur edhe për ajrin e ndotur dhe rrezikun nga sëmundjet të cilat shkaktohen nga këto ndotje. Kandidati i partisë për kryetar të Kastriotit, Shemsedin Hashani, u zotua se do të jetë zë i fuqishëm i qytetarëve, duke shtuar se do të angazhohet maksimalisht për zgjidhjen e problemit me energji elektrike, me ujë, e me e ajrin e ndotur.
Kandidati i PDK-së për Kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në vizitat bizneseve ka shpalosur pikat kryesore të platformës së tij qeverisëse, që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik lokal dhe nxitjen e punësimit të të rinjve. “Ne do të krijojmë Fondin e Punësimit, me të cilin përmes mbështetjes direkte të bizneseve synojmë të ulim shkallën e papunësisë dhe të nxisim hapjen e bizneseve të reja. Këtë do ta realizoj përmes 3 pikave kryesore të pjesës ekonomike në kuadër të platformës qeverisëse, e ato janë: 1. Subvecionimi i bizneseve me para të gatshme me qëllim rritjen e numrit të punëtorpve Subvencionimin i bizneseve, subvencionimi i bizneseve tregtare për të mbrojtur çmimin e prodhuesve bujqësor në pajtim me ligjet në fuqi, theksoi kandidati, Agim Aliu.