Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Kryetarin e Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Prishtinë, Ylli Hoxhën, mbajtën tubim me banorët e fshatit Rimanishtë. Në fjalën e tij të rastit, Ahmeti tha se Rimanishta, edhe pse fshat i skajshëm i Prishtinës, ka parë për së afërmi mënyrën e si qeverisë VETËVENDOSJE!, duke i orientuar investimet edhe në këtë fshat sipas kërkesave të vetë banorëve. “Investimet infrastrukturore dhe ato në Qendër të Mjekësisë Familjare janë bërë edhe në Rimanishtë. Për rrugën Rimanishtë-Siqeve veç jemi në procedurë, dhe shumë shpejt do të vazhdohet përpara. Ne i trajtojmë qytetarët si të barabartë. Kërkesat tuaja na ndihmojnë neve në orientim të barabartë të investimeve. Zotimet tona për mandatin e radhës, janë të bazuara në nevojat e lagjeve dhe fshatrave të Prishtinës”, tha ndër të tjera Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …