leoni

PDK

Dega e PDK-së në Pejë reagon kundër shpifjeve të degës së LDK-së në këtë qytet

Duke marrë shkas nga deklaratat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Pejë, se Partia Demokratike e Kosovës dega në Pejë, po u shpërndan certifikata të veteranëve në shkëmbim të votës, nuk është asgjë tjetër pos shpifje e instrumentalizuar dhe që ka qëllim të caktuar. Prandaj përmes këtij reagimi po e informojmë opinionin publik, se Partia Demokratike e Kosovës, dega në Pejë nuk ka të bëjë asgjë në lidhje me ato që pretendon LDK-ja përmes shpifjeve. Të gjitha këto i konsiderojmë si shpifje të ulëta, që vijnë në kohë zgjedhjesh pa asnjë argument. Nëse LDK ka argumente, le t’i paraqesë në prokurori, dhe ne si degë jemi të gatshëm të përballemi.  Ne i përmbahet si çdo herë rregullave të lojës, respektimit te ligjit, fushatës së qetë e fer, thuhet në reagimin e PDK-së, dega në Pejë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …