Kandidati për kryetar të Prishtinës Lirak Çelaj, nga PDK-ja ka prezantuar konceptin e tij të ri për përdorimin e gazit natyral, për amvisëritë, ekonomitë shtëpiake dhe konsumatorët industrial. Lirak Çelaj ka theksuar se në qeverisjen e ardhme, vëmendje të veçantë do t’i kushtohet kursimit të ekonomive familjare për ngrohje, ujin e ngrohtë për amvisëri por edhe për konsumatorët industrial. “Gazsjellësi virtual është Alternativë atraktive për amvisëritë dhe konsumatorët si përdoruesit final. Për këtë, përdoret Teknologji e Kompresimit të gazit natyral. Transportimi i Moduleve-Kontejner, bëhet në rrugë me një shpejtësi të një transportuesi normal të mallrave, pa pasur nevojë për siguri shtesë”, theksoi kryetari Çelaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …