Enver Hoxhaj: Sokol Bashota ka ofertën me të mirë për qytetarët e Klinës, ai është dëshmuar në luftë dhe në paqe

Enver Hoxhaj: Sokol Bashota ka ofertën me të mirë për qytetarët e Klinës, ai është dëshmuar në luftë dhe në paqe

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Klinë, ka mbajtur tubim lektoral me anëtarë dhe simpatizantë të fshatit Caravik, ku nënkryetari i kësaj partie Enver Hoaxhaj, ka porositur që mos të votohen ata që kanë zero pushtet në nivel qendror, “ngase do të keni zero investime”. Në këtë tubim elektoral janë prezantuar 29 kandidatët për anëtarë të Kuvendit të Komunës së Klinës si dhe është bërë shpalosja e programit për qeverisjen në mandatin 4 vjeçar në udhëheqjen e kryetarit Sokol Bashota. Nënkryetari Hoxhaj ndër të tjera ka premtuar se do të mbështesin të gjitha projektet e këtij lokaliteti dhe Klinës të cilat i propozon kryetari Sokol Bashota. “Sokol Bashota ka ofertën me të mirë për qytetarët e Klinës. Ai është dëshmuar në luftë dhe në paqe. Klina ka ndryshuar shumë për të mirë që nga viti 2007 kur Bashota është zgjedhur kryetar. Për të vazhduar ndryshimin e madh të realizimit të projekteve madhore, Klinës i duhet Sokol Bashota”, porositi Hoxhaj.

Kurse kryetari i Degës së PDK-së, Sokol Bashota, kandidat i kësaj dege për kryetar Komune, tha se PDK-ja ka hyrë në rrugëtimin e katërt që të fitoj zgjedhjet. “Fitorja është e pa kontestueshme duke u bazuar në forcën, mbështetjen dhe besimin e juaj. Falë besimit tuaj tash e 10 vite po ecim bashkë në realizimin e projekteve në interes dhe shërbim të qytetarëve. Në Caravik ka akoma për t’u bërë dhe do të behët. Ju keni vendosur ti thoni Po PDK-së, investimeve dhe zhvillimit të Caravikut dhe gjithë Klinës”, tha Bashota.

Sipas tij, në mandatin tjetër, do të jetë shumë më e lehtë realizimi i projekteve duke u bazuar në mbështetjen e Partisë Demokratike të Kosovës dhe zëvendës kryeministrit Enver Hoxhaj. Bashota për Caravikun ka premtuar ndërtimin e objektit të ri shkollor, funksionalizimin e ujësjellësit, asfaltimin e të gjitha rrugëve nëpër lagje, ndërtimin e Qendrës Rinore, ndriçimin publik, trotuar dhe hapësira gjelbëruese. “Të gjitha këto projekte mund të realizohen me PDK-në në pushtet në mandatin katër vjeçar”, premtoi Bashota.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …