Gazeta autoritative amerikane, “Washington Post”, shkruan se kryetari i Kosovës akuzoi komunitetin ndërkombëtar që nuk e ka mbajtur premtimin edhe pasi Kosova krijoi një gjykatë jopopullore të krimeve të luftës, me qëllim për të ndjekur penalisht shqiptarët etnikë, në rastet e lidhura me luftën e Kosovës. Hashim Thaçi ka thënë se në mesin e gjërave që zyrtarët ndërkombëtarë premtuan në këmbim të kësaj gjykate ishte një rrugë me e shpejtë drejt procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, UNESCO, liberalizim të vizave dhe që Kosovës t’i lejohet të formojë ushtrinë. “Kosova krijoi gjykatën, por bashkësia ndërkombëtare nuk bëri asnjë nga gjërat që premtoi”, citohet të ketë thënë për Washington Post, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …