Veseli zotohet se do të përmbushën të gjitha projektet e kryetarit të ardhshëm të Therandës Blerim Xhemajli

Veseli zotohet se do të përmbushën të gjitha projektet e kryetarit të ardhshëm të Therandës Blerim Xhemajli

Partia Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar fushatën elektorale në Therandë, ku është prezantuar kandidati për kryetar të komunës, Blerim Xhemajli dhe kandidatët për Asamblenë komunale, ku u premtua se do të përmbushën të gjitha projektet e kryetarit të ardhshëm Blerim Xhemajli. Në këtë mbrëmje ku u shënua edhe 18 vjetori i themelimit të PDK-së, kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli tha se Suhareka dhe qytetarët e saj nuk e meritojnë të qeverisen nga ata që për 18 vite e kanë udhëhequr këtë vend, i cili vend ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës. “Nuk do të premtoj asgjë, as më shumë e as më pak, por ju jap fjalën e nderit, se të gjitha këto, të cilat janë në projektin e kryetarit tonë, Blerim Xhemajli, ju zotohem, një për një do të përfundojnë. Por dua të them edhe diçka, në çoftë se Blerim Xhemajli nuk do të bëjë më të mirën për Komunën e Suharekës, në qoftë se Blerim Xhemajli për katër vjet të qeverisjes së vet, nuk bënë më shumë, se sa 18 vite kanë bërë të gjithë bashkë, unë dhe zëvendëskryetari nuk do të dalim më farë në zgjedhje në Suharekë”, theksoi Veseli.

Kurse kandidati i për kryetar të Suharekës nga PDK, Blerim Xhemajli, pasi i uroi PDK-në për 18 vjetorin e themelimit, tha se PDK është votuar për 18 vite me radhë për shkak të vlerave të mëdha që kanë njerëzit e saj, të cilët kanë dëshmuar këtë në luftë, në ndërtimin e shtetit të Kosovës, në ndërtimin e rrugëve, shkollave, shtëpive të shëndetit, të cilët ia kanë hapur dyert e Kosovës. “Ne asnjëherë deri me sot nuk e kemi udhëhequr Komunë e Therandës, ju dhe ne së bashku për shkak të votës së dhënë në PDK, kemi qenë njerëz të hendikepuar, jo të barabartë, kemi qenë njerëz të cilët nuk kemi konkurruar nëpër konkurse, të cilët i ka shpall komuna, sepse e kemi ditur që nuk do të kemi shanse të punësohemi. Në familjet tona, fëmijët tanë, nuk kemi qenë të barabartë që 18 vite me radhë, prandaj Partia Demokratike e Kosovës, më e vendosur se kurrë, ka vendosur që së bashku me kryetarin Kadri Veseli, së bashku me zëvendëskryetarin Hoxhaj, së bashku me ju të gjithë, sot këtu më 22 tetor, të fitojë PDK në Komunë e Therandës”, tha Xhemajli.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …