leoni

Edi Rama mendon se Republika e Kosovës nuk është dashur të vet-përjashtohet nga Samiti i Ohrit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po qëndron për një vizitë zyrtare në Itali

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të pritet në Romë nga kryeministri italian Paolo Gjentiloni, ku pas takimit dy kryeministrat do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për gazetarët. Gjatë kësaj vizite zyrtare, kryeministri Rama do të pritet edhe nga Presidenti i Senatit italian, Pietro Grasso. Italia mbetet një nga mbështetësit kryesor të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian e ky takim zhvillohet në pritjes së hapjes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Partneriteti strategjik mes dy vendeve, marrëdhëniet ekonomike e projektet e përbashkëta, kërkesa e shtimit të numrit të investitorëve italianë në Shqipëri, lufta e përbashkët kundër krimit të organizuar e trafiqeve ilegale, çështja e sigurisë kundër rrezikut të terrorizmit ndërkombëtar, situata në Ballkan e problematika të aktualitetit europian e botëror, pritet të jenë disa nga tematikat e takimit dy palëshe mes Gentilonit e Ramës. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …