Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit “Jeta Vita” dhe Shoqata e Onkologëve të Kosovës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Kaçanik dhe Shoqatën “Lidhja e Gjallë e Kosovës”, në kuadër të muajit Tetor- që konsiderohet si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, organizon ligjëratë:
Tema: “Vetëdijesimi i komunitetit lidhur me kancerin e gjirit”
Koha: 12 Tetor 2017 ( E enjte)
Ora : 12:00
Vendi: Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” Kaçanik
Pas përfundimit të ligjëratës, ftoheni të bashkoheni në Ecjen Solidare për Luftën Kundër Kancerit, nisja do të bëhet nga Shtëpia e Kulturës në Kaçanik.