leoni

Lulzim Kabashi, kandidat i AAK-së për komunën e Prizrenit premton hapjen e 5 mijë vendeve të reja të punës

Lulzim Kabashi, kandidat i AAK-së për komunën e Prizrenit premton hapjen e 5 mijë vendeve të reja të punës

Kandidati për kryetar të Prizrenit, nga AAK-ja  Lulzim Kabashi, ka thënë se synimi i tij kryesor është hapja e 5 mijë vendeve të reja të punës. Aika theksuar se ka ardhur deri te ky konstatim, sepse gjatë bashkëqeverisjes që e ka pasur partia e tij në drejtimin e Komunës së Prizrenit, ka rezultuar që 70 për qind e kërkesave të qytetarëve të drejtohen në aspektin e punësimit. “Jam fokusuar që punësimi të jetë prioriteti im kryesor. Mendoj se pesë mijë vende të punës janë të arritshme dhe atë përmes funksionalizimi të zonave industriale. Prizreni i ka dy zona industriale – dy plane rregullative detale për këto zona. Njëra veç se është e gatshme, ku rreth 40 hektarë që i kemi investuar në 3 vitet e fundit, derisa tjetra presim të funksionalizohet brenda dy viteve”, ka shtuar Kabashi.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …