leoni

Banoret e fshatit Pobërgjë i gëzohen fillimit të punimeve për kanalin e ujitjes

Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të komunës së Deçanit Sami Cacaj me bashkëpunëtorë,  kanë qëndruar në fshatin Pobërgjë ku bashkë më punkryesin dhe banorët e këtij fshati kanë nisur punimet në ndërtimin e kanalit të ujitjes në këtë fshatë. Hamez Pangjaj nga fshati Pobërgjë duke falënderuar institucionin komunal për fillimin e punimeve në ndërtimin e këtij kanali të ujitjes tha se ndërtimi i këtij kanali zgjidh problemin e ujitjes së tokave në këtë fshat një here e përgjithmonë, andaj u jemi mirënjohës për ndarjen e mjeteve për ndërtim të këtij kanali. Ky kanal i cili ka nisur sot në lagjen Lokaj nga shkolla kalon nëpër lagjet Mataj dhe Hadergjonaj dhe derdhet ne fushat e fshatit Pobërgjë. Sipas punëkryesit dinamika e punimeve do të vazhdoi ashtu siç është parapa dhe punët deri në mesin e muajit Nëntor do të përfundohen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …