Gjykata e Apelit me anë të një Kolegji të përbërë nga 2 gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një vendas, i ka shqyrtuar ankesat e parashtruara në rastin që ka të bëjë me 20 të pandehur me aktakuza të ndryshme për një numër të veprave si Krim i organizuar (Pjesëmarrje në Grupin kriminal të organizuar), në lidhje me veprën penale Kontrabandë me emigrantë, veprën penale Kontrabandë me emigrantë (Dokumente udhëtimi të falsifikuara), dhe për një numër të akuzave për Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Në këtë gjykim bën pjesë Ukë Rugova dhe grupi i tij që akuzohen për këtë vepra penale. “Shtatëmbëdhjetë të pandehur kanë parashtruar ankesa kundër Aktgjykimit të Kryetarit të trupit gjykues të Gjykatës Themelore të Prishtinës të datës 27 mars 2017, me anë të cilit ishin refuzuar kërkesat e mbrojtjes për ta hedhur poshtë aktakuzën si dhe kundërshtimet e tyre ndaj provave.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …