Nataliya Apostolova: Ju siguroj se shtetet e reja të Bashkimit Evropian nuk do t’ju bllokojnë

Apostolova: Nuk ka dhe nuk do të ketë liberalizim të vizave për Kosovën pa i plotësuar kërkesat e BE-së

Shefja e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka rikonfirmuar se Bashkimi Evropian kërkon plotësimin e dy kushteve, të demarkacionin dhe luftimin e krimit e korrupsionit, për ta arritur liberalizimin e vizave. Ne jemi kemi këtu me të dy kushtet dhe kjo është e vërteta, ka deklaruar ajo sot në takimin me përfaqësuesit e PDK-së. Apostolova me këtë rast, ka thënë se BE do ta ndihmojë Kosovën që të arrijë progres më të shpejtë në të dhënat për luftimin e krimit dhe korrupsionit. Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka thënë me këtë rast se Kosovës padrejtësisht i janë vënë disa kushte, të cilat nuk iu kishin vënë shteteve të tjera për liberalizimin e vizave. Për mua janë të padrejta kushtet që i ka vendosur BE-ja për demarkacionin, gjykatën speciale dhe korrupsionin ka theksuar deputeti Nait Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …