Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i mbikëqyri punimet tek çerdhja e re që po ndërtohet në Kodrën e Trimave, çerdhe kjo që do të jetë më e madhja në Prishtinë. “Kjo çerdhe ka kapacitet për 240 fëmijë. Është çerdhja e gjashtë që po e hapim në këto katër vite, me bazë në komunitet, të cilës së shpejti do t’i bashkëngjitet edhe çerdhja në Tophane. Ne do të vazhdojmë edhe më tutje me hapjen e çerdheve të reja. Do të vazhdojmë ta përmirësojmë edhe më tutje edhe cilësinë e ushqimit, e edhe cilësinë e edukimit në çerdhe”, tha Ahmeti. Çerdhja do të përfundohet edhe një muaj e gjysmë. Për vitin 2018, kemi planifikuar që t’i kemi edhe katër çerdhe të reja, në Kolovicë, Bardhosh, Kalabri dhe Veterrnik.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …