Deçani kërkon kujdes me hedhjen e mbeturinave, pason gjoba

Ndonëse ka disa ditë që Komuna e Deçanit ka nisur aksionin për largimin e mbeturinave dhe mbylljen e deponive ilegale te cilat janë të shumta, Kompania e kontraktuar për largimin e mbeturinave në bashkëpunim më Drejtorin për emergjenca Mbrojtje Shpëtim dhe Shërbime Publikë, janë pothuajse gjatë gjithë kohës në teren. Më intensitet të shtuar është duke u punuar që të rrafshohet në tërësi deponia e mbeturinave Inerte e cila gjendet përgjatë magjistrales Deçan-Pejë, (te Prroni i Behovcit ) konkretisht në fshatin Lebushë. Kjo deponi do të mbyllet në tërësi do të bëhet mbushja dhe gjelbërim i saj. Sipas Drejtorit për Emergjenca Mbrojtje dhe Shpëtim Izet Zenuni, ky lokacion është nënë vëzhgimin e kamerave dhe ai ose ajo qe zihet duke hedhur mbeturina do të gjobitet sipas gjobave të parapara më ligj. Për persona fizik gjoba është nga 50 € deri më 500€  Kujdes!

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …