RKL: Intervistë, Faton Mehmetaj
Luftëtari i lirisë, publicisti dhe analisti i mirënjohur, Faton Mehmetaj i përket brezit të ri të intelektualëve të vendit tonë, të cilët me pushkë e penë u angazhuan për çlirimin e vendit nga robëria shekullore serbe. Në krijimtarinë e tij të pasur hulumtuese e shkencore shquhet veçmas për trajtimin e temave të veçanta, sidomos në zbulimin dhe demaskimin e shërbimeve të huaja, veçmas atyre serbe, në Kosovë. Gjatë këtij viti ka nxjerrë në dritë librin voluminoz, “Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë- bashkëjetesa ndërfetare dhe kontinuiteti i tyre kombëtar” që është një vepër enciklopedike me të dhëna biografike për qindra personalitete, në mesin e tyre edhe shumë të panjohur për opinionin tonë deri tani.
RKL: Z. Faton, kur keni filluar të merreni me shkrime, qofshin ato publicistike apo letrare?
Faton Mehmetaj: Me shkrime kam filluar të merrem qysh në bankat e shkollës fillore konkretisht nga klasa e 6-të, e më tutje. Me shkrime kam vazhduar pastaj edhe gjatë gjimnazit kam botuar poezi më shumë, skica, ese e kështu me radhë e pastaj kam bashkëpunuar me të gjitha gazetat e kohës, në një pjesë prej tyre kam qenë në redaksinë e këtyre gazetave.
RKL: Deri tani keni nxjerrë në dritë disa vepra, të cilat shquhen për trajtimin e temave të veçanta. Cilat janë ato dhe si i ka pritur opinioni lexues?
Faton Mehmetaj: Pos një pjese bukur të madhe të artikujve që i kam botuar nëpër revista të ndryshme dhe afërsisht mbi 100 fejtone i kam edhe mbi 15 tituj të librave. Vlen të theksohet “Monografia e Deçanit” që jam bashkautor me Fetnete Ramosaj, e cila është mirëpritur dhe cituar mbi 400 fusnota që unë kam mbërri me i konsultuar. Pastaj janë dy vepra albume “Nëpër shtigje të historisë” dhe “Natë yje e ndezur” nga Mbreti Pirro deri te Adem Jashari që janë foto albume me fotografi të rralla të marra nga arkiva të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës disa arkiva jashtë vendit të cilat kam arrit me i siguruar përmes miqve dhe shokëve që përfshin një periudhë kohore afër një mijë vjeçare. Fotografitë janë më komentime, pastaj i kam dy monografi për “Ardian Krasniqin–Regjën” dhe “Qelë Shabanin” pos këtyre veprave është më rëndësi të përmendet veprimtaria kriminale e Dorës së Zezë në të cilën janë të përfshira programet e Akademisë Serbe pastaj janë të përfshira të gjitha metodat e shërbimeve sekrete serbe të cilat i kanë projektuar edhe pjesa ushtarake edhe inteligjenca e shërbimeve sekrete bashkë me Akademinë ë Shkencave për ta mbajtur Kosovën e robëruar dhe vise tjera. Pos kësaj veprës së Dorës Zezë kam disa te tjera por duhet të përmendet edhe vepra e fundit “Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë- bashkëjetesa ndërfetare dhe kontinuiteti i tyre kombëtar”
RKL: Në shkrimet Tuaja si dhe në disa vepra të botuara deri keni trajtuar hulumtuar veprimtarinë e shërbimeve sekrete, duke filluar nga OZN-a, UDB-ja dhe shërbimet e tjera, sidomos këto të pas luftës në Kosovë? Çka ju ka shtyrë më tepër ta ndriçoni këtë segment të nëntokës, nëse mund ta emërtojmë kështu qoftë edhe figurativisht?
Faton Mehmetaj: Ta them të drejtën kam bërë një hulumtim mjaftë të gjatë afro 10 vjeçar ku këtë pjesë të këtyre hulumtime të mija i kam përmbledh në tri vepra të tjera ku përmendet veprimtaria dhe puna shumë vjeçare që e kanë bërë shërbimet sekrete serbe ndaj Kosovës sidomos OZNA dhe UDB-a, dhe degë tjera të shërbimeve deri tek këto të fundit Bija dhe KOSI. Është një periudhë e gjatë ku shërbimet sekrete serbe kanë ndoshta specifikisht nga Lidhja e Prizrenit e këndej ku përmes elaborateve të tyre dhe përpilimit të njerëzve të caktuar pavarësisht pozitave që kanë pasur në shoqëri kanë bërë që këto shërbime përmes aparaturave dhe njerëzit që i kanë konvertuar ta mbajnë Kosovën për 100 vjet ashtu të robëruar ashtu si pjesë të tyre si e kanë konsideruar gjatë këtyre periudhave.
RKL: Derisa jemi te krijimtaria nuk e anashkalojmë dot veprën enciklopedike: “Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë- bashkëjetesa ndërfetare dhe kontinuiteti i tyre kombëtar”. Çka ju ka shtyrë më shumë të merreni me këtë temë, kultura e tolerancës fetare ndër shqiptarë, ndriçimi i jetës dhe veprës të shumë personaliteteve të panjohura sa duhet, apo të dyja bashkë?
Faton Mehmetaj: Konceptet fetare nga lashtësia gjer në ditët tona janë tema mjaftë të nxehta, mjaftë provokuese ashtu siç janë termat rreth përplasjeve të kulturave të identitetit pastaj të miteve dhe këto të gjitha bashkë përmbajnë një kontinuitet të fuqishëm që më kanë nxitur për ti hyrë punës 4 vjeçare për ta finalizuar këtë vepër. Ka qenë një punë e mundimshme për 4 vite rresht kam punuar pa ndërprerë i kam shfrytëzuar edhe arkivat e ndryshme private të 8 , xhamive kishave arkivat shtetëror kam hulumtuar shtypin e kohës pastaj librat, enciklopedi të ndryshme dhe në mënyrë kolektive e kemi bërë përzgjedhjen , këtë rast janë vetëm autor po, po qe e kam bërë përmbledhjen e këtij libri. Në fakt në këtë vepër janë rrënjët tona të lashtësisë dhe të historisë tonë pos kësaj vepra ka për qellim kohëve të fundit tu kundërvihet disa të rinjve të ekstremizmit mysliman që është bërë si temë e përfolur si në qarqet ndërkombëtare dhe vendore. Në këtë rast libri i kundër vihet me anë të fakto-grafike për bashkëjetesë dhe tolerancën që e ka pas populli ynë ndër shekuj, është një popull unik në botë sa i përket tolerancës dhe bashkëjetesës ndërfetare. Këtu i shohim donë të thotë për harkun kohorë dy mijë vjeçar, prijës tanë të natyrave të ndryshme që kanë vepruar në kohe dhe hapësire dhe në momente te caktuara edhe pse kanë pas pozita të mëdha në perandorit të ndryshme ata për çështje kombëtare i kanë lenë ato pozita dhe iu kanë kthyer punës për ta ndriçuar dhe për ta quar përpara çështjen e vendit të tyre.
RKL: Duke qenë se gjatë analizave merrni në shqyrtim edhe çështjet e ndryshme shoqërore, politike të aktualitetit, çka mund të na thoni për dy probleme që janë të pranishme dhe aktuale në vend, fushatat apo presioni që po bëhet nga qarqe vendore e ndërkombëtare për krijimin me çdo kusht të Gjykatës Speciale kundër UÇK-së dhe Çështjen e Kumanovës, apo të shqiptarëve në Maqedoni, të cilën e keni trajtuar gjerësisht në studimin Tuaj analitik të fundit, të botuar në disa medie e portale?
Faton Mehmetaj: Çështja e Gjykatës së Hagës por pas përfundimit çështja e Gjykatës Speciale pas përfundimit dhe disa gjyqeve të vonshme që janë organizuar kundër UCK-së, për mendimin tim nuk janë të mira sepse Gjykata Speciale pos tjerash prek identitetin dhe konceptet territorial të Kosovës pastaj është një dhunim i drejtësisë në emër të drejtësisë. Për arsye se këta çlirimtar pjesëtar të UCK-së, në të gjitha gjykata gjer më sot janë dalë fitimtarë, pra shumica e njerëzve ose dëshmitarëve që kanë qenë kundër tyre janë kanë të përpunuar në Serbi, në Beograd, kanë qenë në vija të shërbimeve me shumë ose me quajtur në gjuhën popullore dëshmitar të rrejshëm, Gjykata speciale me sa është pa e publikuar në analiza të bërë nga njerëz të ndryshëm prapse prapë është duke u ndërtuar mbi ato baza mbi baza shpifje vetëm për ta denigruar Ushtrinë Çlirimtare shumë kush po thotë madje edhe zyrtarë të lartë se nuk do denigrohet dhe se nuk është asgjë Gjykata Speciale kundër UCK-së. Pikërisht Gjykata Speciale ka bërë kundër pjesëtarëve të UCK-së, pa fakte madje pas asnjë fakte sepse të gjitha faktet e të dhënat kanë qenë të shterrëshme me organizmin dy ose tri herë të Hagës dhe gjykatave të tjera të UNMIK dhe Eulex-it. Shumica e njerëzve, eproreve të lartë të UCK-se pa përmend emra janë duke vuajtur dënimet ose janë dënuar pa as më të voglën fakt ose dëshmi.
RKL: Cili është faktori kryesor i përpjekjeve për destabilitet të vazhdueshëm në vend, qysh prej mbarimit të luftës, dhe kush qëndron prapa këtij presioni?
Faton Mehmetaj: Shërbimet sekrete serbe që nga viti 2000 kanë filluar pas tërheqjes së ushtrisë dhe policisë serbe e kanë filluar një luftë të re në Kosovë. Për kthimin e më shumë të ndikimit të Serbisë në Kosovë përmes shërbimeve dhe përmes strukturave të nomenklaturave të mëhershme që kanë pozita në pushtetin aktual edhe që nga viti 2000 e këndej edhe në Qeveri në AKI dhe MPB në të gjitha institucionet dhe pastaj përmes presioneve që i kanë bërë edhe në Mitrovicë por edhe ne vende tjera se nuk është vetëm Mitrovica që janë pjesë të shërbimeve ose grupe të shërbimeve sekrete serbe. Ato janë në të gjitha pjesë ku janë enklavat serbe do të thotë që nga viti 2000 e këndej deshëm s’deshëm duhet ta pranojmë që Serbia ka vazhduar me një pushtet paralel në Kosovë.
RKL: A mund të krijohet stabilitet i qëndrueshëm në Ballkan pa zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare?
Faton Mehmetaj : Gjerë më sot është vërejtur edhe është diçka e dukshme që nuk do të ketë stabilitet në Ballkan as në Evropë pa u rregulluar definitivisht çështja e shqiptarëve sepse është një çështje mjafte e ndërlikuara që vet çarqet e Evropës e kanë e kanë sjellë situatën në këtë pozicion. Pastaj Evropa vet duhet me i zgjedh këto çështje që është në hak të Kosovës dhe në hak në përgjithësi të shqiptarëve që janë ndarë në mbledhje të caktuara në mbledhje të ndryshme ku u nda fati i popullit Shqiptarë.
RKL: Kohëve të fundit po spekulohet me terminologjinë e Shqipërisë së Madhe, që çuditërisht është halë në sy edhe e politikanëve tanë, të cilët nuk i japin dot përgjigje shkencore historike kësaj teme, por mjaftohen me konstatimin se është emërtim i kohës në Luftës së Dytë Botërore. Cila është dhe cila duhet të jetë Shqipëria qoftë ajo që quhet e madhe, reale, etnike, natyrale, e vërtetë etj.?
Faton Mehmetaj: Në vitin 2008 dhe vitin 2012 e kam pasur një ekspozitë me harta, hartat kanë qenë prej ku trojet shqiptare kanë figuruar prej 2000 vjet prej hartës ARBUNIT. Në coftë se dikush thotë Shqipëri e Madhe, e Vogël, Natyrale , shtrirja e Ilirisë e ka qenë deri te Sllovenia ose Bosnja më gjatë. Aludohet në Shqipëri të Madhe. Shqipëria e ndarë ose natyrale që edhe sot aktualisht ka mbet ata kufi. Sepse zhvillimet globale dhe zhvillimet e përgjithshme që kanë ndodhur e ka humbur efektin e kufijve dhe të ndarje. Ajo Shqipëri siç ka qenë po ribëhet sepse termi Shqipëri e Madhe është diçka ndoshta gjatë LDB-re, ndoshta pakë përpara është shpik nga akademik serb sepse ata e kanë pas pretendimin e Serbisë se madhe apo të ngjashëm edhe e kanë tërhequr një paralele të Shqipërisë së Madhe për me pas më shume hapësirë ata me vepruar për vete për realizmin e Serbisë së madhe.
RKL: Shqipëria, madje edhe në mënyrë evolutive po shkon drejt shtrirjes natyrale, duke shfrytëzuar proceset e lëvizjes së lirë, ekonominë e tregut, tregun e punës, biznesin, në kohën kur fqinjët tanë po rrezikohen nga “Murtaja e bardhë”. Cili është mendimi Juaj për këtë proces?
Faton Mehmetaj: Këto zhvillimet e viteve të fundit çojnë drejt ribërjes sepse kufijtë janë cungu i Shqipërisë në disa konferenca që kanë qenë në kohë hapësirë të caktuar, pastaj e njëjta Evropë besoi që duhet me i dëgjuar edhe me e kthyer në vend padrejtësinë që ju ka bërë shqiptarëve. Kjo çka po ndodhë nuk është një çudi por është një drejtësi që është ka vendoset mes shqiptarëve pamarrë parasysh që shqiptarët në Maqedoni në Kosovë, Mal të Zi, Preshevë, Çamëri kudo që janë si do ta bëjnë rregullimin me prefektura apo si do të jetë rregullimi i ardhshëm janë çështje që lë për tu diskutuar, mirëpo procesi i mbarë i Shqipërisë është i pashmangshëm. Sa i përket pyetjes “Murtaja e bardhë”, ne si popull e kemi pas gjatë gjithë kohës presion sa i përket shpërnguljeve ndoshta para lidhjes së Prizrenit deri tek ditët e sotme egzodi i fundit që ndodhi i shkaktuar nën presione dhe nën përkujdesën e shërbimeve sekrete serbe që i kanë përpiluar elaboratet dhe metodat e shpërnguljes së shqiptarëve nga vendi apo trojet e tyre. Mirëpo shqiptarët deshën ose jo janë të vetëdijshëm edhe kanë punuar dhe kanë qenë gjithmonë në kontuinitet sa i përket anës demografike nuk e kanë lëshuar asnjëherë, sepse kanë qenë të vetëdijshëm për çka janë shpërngul. Pra sa i përket lindjeve dhe koncepteve tjera kanë qenë të unifikuar kur ka qenë puna e çështjes së atdheut dhe vendit përgjithësi.