leoni

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur në një takim përfaqësuesit e shoqatave shqiptare të Kroacisë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka pritur në një takim përfaqësuesit e shoqatave shqiptare të Kroacisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shqiptarët në Kroaci janë ambasadorët e Kosovës, pasi janë të njohur si luftëtarë të zotë të luftës atdhetare për pavarësinë e Kroacisë, të cilët me përvojën e arritur atje, ndihmuan edhe konsolidimin e UÇK-së, disa nga ta edhe ranë në altarin e lirisë së Kosovës. Ai këto komente i bëri gjatë një takimi që pati me përfaqësuesit e gjashtë shoqatave të shqiptarëve të Kroacisë, Esad Çollakun, kryetar i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë, Tom Kaqinarin, kryetar i Shoqatës së vullnetarëve të Kroacisë, Gjergj Kolëgjeraj, nënkryetar i Shoqatës shqiptare të mbrojtësve në Kroaci, Beshir Ziberi, kryetar i Bashkësisë shqiptare të Karllovcit, Pren Gjokaj, nënkryetar i Bashkësisë shqiptare të Istrës dhe Behar Mullajupi, kryetar i Shoqatës “Shkëndija”.

Haradinaj tha se shqiptarët në Kroaci kanë zë të mirë edhe si punëtorë e afaristë të ndershëm, por edhe si qytetarë të integruar në jetën institucionale dhe shoqërore të shtetit kroat. Ndërsa, përfaqësuesit e shoqatave dhe organizatave të ndryshme të komunitetit shqiptar të Kroacisë, janë zotuar se do të vazhdojnë të ndërtojnë ura miqësie ndërmjet dy popujve dhe shteteve. Ata po ashtu thanë se do të ndikojnë në thellimin e bashkëpunimit institucional dhe ekonomik, si dhe të lobojnë tek institucionet e shtetit kroat që ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …