Kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj së bashku me kryetarin Kadri Veseli dhe deputeten nga koalicioni Vakat, kanë mbajtur një takim me qindra gra boshnjake në Prizren. Totaj i cili do të përkrahet nga kjo parti në garën për të parën e qytetit, ka thënë se e vlerëson shumë që e ka përkrahjen edhe të komunitetit boshnjak në këto zgjedhje. Ai ka premtuar se do të bëj edhe më shumë për përfshirjen sa më të madhe të grave në jetën publike dhe mundësi punësimi më të madhe për to.
“Komuniteti boshnjak është pjesë e pandarë e shoqërisë në Prizren, ashtu sikurse edhe shumë komunitete tjera që e begatojnë bashkëjetesën tonë qytetare. Me kryetarin Veseli dhe deputeten Duda Balje nga partia VAKAT, sot takuan qindra gra nga ky komunitet të cilat kanë vendosur të rreshtohen me PDK-në në këto zgjedhje. Premtova se do të rrisim përfshirjen e grave në vendimmarrje dhe do të krijojmë kushte më të favorshme për punësimin e tyre”, ka thënë Totaj.