MINISTRI I INFRASTRUKTURËS PRITI NË NJË TAKIM PËRFAQËSUESIT E BORDIT DREJTUES TË AEROPORTIT NDËRKOMBËTARË “ADEM JASHARI”

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti në takim përfaqësuesit e Bordit Drejtues të Aeroportit “Adem Jashari”. Drejtori i Bordit, Nihat Ozdemir e uroi për pozitën e re dhe e njoftoi detajisht me projektet te cilat po i realizon “Limak” në Turqi dhe Kosovë, me ato sipas modelit të Partneritetit Publiko Privat (PPP) dhe investime të tjera. U bisedua konkretisht për projektin e zgjatjes së pistës ne Aeroportin “Adem Jashari” për të cilin pritet bashkëpunim i dyanshëm. Ministri Lekaj në anën tjetër i falënderoi për vizitën, duke u shprehur se, “siç e dini, unë ka një muaj që kam pranuar pozitën e Ministrit të Infrastrukturës dhe jam munduar të njoftohem në detaje me fushëveprimin e aeroportit dhe obligimeve që kemi karshi kësaj ndërmarrje. Unë ju përgëzoi për punën dhe ngritjen e numrit të pasagjerëve e cila është mjaft inkurajuese, ndërsa sa i përket projektit për zgjatjen e pistës së aeroportit, jam i gatshëm të bashkëpunoj për këtë projekt por kërkojmë hapësirë kohore për të analizuar edhe një here formën e financimit, për shkak të shumës së madhe e cila është paraparë për t’u investuar për këtë pistë dhe pamundësisë për ta mbuluar në tërësi. Ndër të tjera ministri Lekaj dhe drejtuesit e kompanisë “Limak” diskutuan edhe për mundësinë e aktivizimit dhe investimit në aeroportin e Gjakovës për të cilin u dakorduan dy palët që shume shpejt të bëhet një studim fizibiliteti si dhe të gjinden format më të mira të investimit në të.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …