Kryeministri, Ramush Haradinaj i cili është edhe lider i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka marr pjesë në fushatën e këtij subjekti politik në Dardanë. Ai theksoi se subjekti që drejton ka lidhje të kahershme me Dardanën dhe theksoi se bashkë me kandidatin e Aleancës për kryetar të kësaj komune, Faton Jakupi do ta zhvillojnë edhe këtë trevë të harruar nga qeverisjet e kaluara. Nëse dojmë të vërtetojmë se a ka ndodhur zhvillimi, që qeverisja po jep efekt, duhet të mbërrijmë ë skajet e atdheut. Në Kosovë kanë ndodhur disa pabarazi, janë disa treva që janë lënë të harruara, edhe kjo trevë nuk e ka parë zhvillimin si duhet. Unë i kam premtuar Fatonit, që me nisjen e punës, atë ditë që ia nis punës, ne do të hyjmë konkret në projekte serioze zhvillimore, u zotua kryeministri, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …