Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti ka qëndruar në Kodrën e Trimave. Ai shpalosi programin qeverisës për katër vitet e ardhshme për Prishtinën dhe ka falënderuar banorët e kësaj lagje për përkrahjen që po i japin. Kodra e Trimave në Prishtinë, gjithmonë u ka prirë proceseve në të mirë të vendit. Sigurinë e fitores sonë si Vetëvendosje, po e marrim në këtë lagje. Tri tubime gjatë kësaj fushate nëpër Kodër të Trimave, dhe në asnjërin tubim nuk po na zë salla. Me këtë mbështetje qytetare, për neve do të jetë shumë më i lehtë realizimi i zotimeve që japim. Për mandatin e radhës kemi plot 100 zotime, brenda të cilave janë edhe shumë investime konkrete për lagjen Kodra e Trimave, ka premtuar kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …