Duke folur për marrëdhëniet në mes të vendit tonë dhe Serbisë, kryetari i saj, Aleksander Vuçiq ka thënë se pengesa më e madhe në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Evropian është gjetja e një zgjidhjeje për Kosovën. Kemi konflikt të ngrirë për shumë vite. A është mirë ta kemi këtë konflikt të ngrirë edhe për 50 apo 100 vjetët e ardhshëm? Nuk mendoj. Kjo është arsyeja përse kam nisur diskutimet e brendshme. Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka shtuar më tutje se mendon se me shqiptarët duhet marrëveshje afatgjate e paqes për 200 vjetët e ardhshëm” dhe ka shtuar se të gjitha palët “do të duhet të bëjnë disa kompromise”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …