Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi është zotuar se gjatë mandatit të tij qeverisë do të hapen pesë mijë vende të punës. Ai shtoi më tutje se 50% e drejtorive do të drejtohen nga femrat, buxheti do të dyfishohet, do të ketë ujë cilësor, kanalizime, rrugë, parqe, trotuare e projekte tjera. Jam i vetëdijshëm se duhet t’i mbaj premtimet prandaj kërkoj besimin dhe votën tuaj- tha Kabashi. Ndërkohë, para anëtarëve dhe simpatizantëve ka folur edhe kryeministri Ramush Haradinaj. Ai theksoi se kandidati Lulzim Kabashi është i vetëdijshëm se projektet janë më të mëdha se sa kapaciteti i komunës por ne do të angazhohemi bashkërisht për realizimin e tyre, u zotua kryeministri, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …