Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka premtuar qytetarëve të Gjilanit se do ta ndërtojë autostradën Prishtinë-Gjilan

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj u ka premtuar qytetarëve të Gjilanit se do ta ndërtojë autostradën Prishtinë-Gjilan

Kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i AAK-së Ramush Haradinaj u ka premtuar qytetarëve të Gjilanit se do ta ndërtojë autostradën Prishtinë-Gjilan dhe parkun industrial, të cilin e ka quajtur “Bondstili Ekonomik”, që do të përbëhej nga kompani amerikane. Në fushatën elektorale në këtë qytet, ai tha se në Kosovë mund të ndryshojnë gjërat për të mirat, rritja e cilësisë në arsim, ndërtimin e çerdheve, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore. Kreu i AAK-së ka kërkuar votën e gjilanasve për Rexhep Kadriun, duke thënë se ai i njeh mirë punët e Gjilanit dhe se do t’i ndihmojë në përfundimin e të gjitha projekteve të kërkuara.

 

“Mund ta kryejmë autostradën ne në Kosovë, meqë i kryem krejt tjerat pse nuk mundemi të Gjilanit, mundemi dhe do ta kryejmë. Mund ta bëjmë parkun industrial, parku industrial është infrastrukturë, lokacion, krejt çka duhet. Pos kësaj mund të bëjmë diçka më shumë më lart, një paketë fiskale për atë që vjen aty, me ia jep disa lehtësira, mund t’ia zbresim ndonjë taksë komunale a nacionale, veç t’i themi hajde investo këto. Mund t’i themi atij që investim nëse i merr disa të Preshevës në punë i ke edhe do lehtësira tjera, sepse janë në gjendje me të rënd, pra janë krejt të lejuara. Unë e kam një ide për një park industrial, unë e kam quajtur ndryshe Bondstili Ekonomik, jo ushtarak. Kur e takova pronarin Bechtelit i thash i kryem auto-rrugët tash po e dua këtë, dua ta bëjë një park industrial për bizneset e Amerikës në këtë trevë, pikërisht në Anamoravë dhe po dua krejt infrastrukturën si në Amerikë e b ëjmë ne, flamurin e ngritim të juajin, ju sillni kompanitë e juaja”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …