Kryetari i Lipjanit dhe kandidati i LDK-së për mandatin e ardhshëm, Imri Ahmeti ka shpalosur programin qeverisës për Lipjanin e në theks të veçantë për Sllovinë, ku ka premtuar asfaltimin e pak rrugicave, trotuaret dhe ndriçimin publik. Ai po ashtu ka premtuar se Sllovia do të ketë një Sallë të madhe Sporti. Ndërkaq do të merren në mirëmbajtje nga institucionet Komunale edhe varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve në këtë fshat dhe në cfo lokalitet tjetër.
“Vullneti për të vazhduar qeverisja jonë edhe mandatin e dytë u dëshmua fuqishëm sonte edhe në Sllovi në takimin elektoral me banorët e këtij fshati. Slloviasit dëshmuan se fuqishëm din të mbështesin vizionin tonë Me punë, për Lipjanin. Shpalosëm programin tonë qeverisës për Lipjanin e në theks të veçantë për Sllovinë ju siguroj se mandati i dytë do të jetë mandat i finalizimit të projekteve të pa përfunduara ende. Krahasojeni Sllovinë sot me atë që ishte para katër vitesh. Ju do të shihni se ka ndryshime të mëdha. Sikurse mos te kishim gjetur borxhet e trashëguara Sllovia do të kishte sot një pamje edhe më ndryshe. Trotuari dhe ndriçimi publik do të ishin projekte tashmë të përfunduara këtu dhe në gjitha fshatrat e Lipjanit. Ju siguroj juve se në mandatin e dytë do të asfaltohen edhe ato pak rrugica të fshatit të pa përfunduara ende”, ka shkruar ai në facebook.