Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Selim Pacolli sot ka bërë publik programin për lagjen Kolovicë dhe Kodrën e Trimave, ku ka premtuar ndërtimin e një impianti për shfrytëzimin e mbeturinave, i cili do të shfrytëzohej jo vetëm për riciklim dhe mbrojte të ambientit por edhe për të përfituar energjinë elektrike, ujin e ngrohët dhe avullin. Ai në një konferencë për media te Fusha e Pajtimit, ka thënë se në këtë pjesë kanë paraparë ndërtimin e Impianti, pasi dihet se kapacitetet e Termokosit nuk kanë mundësi për ngrohjen e këtyre lagjeve.
“Ne kemi paraparë ndërtimin e një impiantit të cilin do ta ndërtonim për shfrytëzimin e mbeturinave të cilat janë të shumta dhe prej atyre jo vetëm që do të bëhej riciklimi dhe mbrojtka e ambientit por ne do të përfitonim edhe energjinë e ujit të ngrohtë, energjinë elektrike dhe avullin. Prej kësaj avulli është një materie e cila kërkohet për serat e mundshme që janë në zonën mbrapa, fshati Llukar, Makovcë, ku është një hapësirë jo e mjaftueshme por e kultivojnë deri në një masë serat dhe bahçet dhe ne do të synonin përmes avullit të iu shërbejmë këtyre zonave dhe ujin të cilin do ta përfitojmë nga ky inpiant të cilin do ta shfrytëzonim për ngrohjen e këtyre dy zonave“, tha Pacolli.
Ai tha se programi i tyre nuk përfundon vetëm me këtë, pasi në këtë pjesë është paraparë edhe rregullimi i shtratit të lumit. “Mbrapa nesh është edhe lumi i cili vije nga Grashtica dhe fshati Mramuri. Pretendojmë që të rregullohet shtrati i lumit deri në fund të fshatit Grashticë, atje veç ka filluar rregullimi i fshatit dhe duhet ta përfundojmë dhe ndriçimi dhe ofrimin e stazave të shëtitjes dhe të biçikletave për rreth lumit”, tha ai Sipas tij, ndërtimi i impiantit njëkohësisht do të ndikonte edhe në mbrojtjen e ambientit.