Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Norman Axworthy, i cili ishte ministër gjatë kohës së periudhës së krizave në Kosovë. Haradinaj ka vlerësuar lartë përkrahjen e Kanadasë në konsolidimin e shtetit të Kosovës. Ai ka thënë se Kanada si shtet mik, ka pasur një rol aktiv në momentet më të rënda për Kosovën, por ka qenë prezentë, po ashtu, me trupat e saj në Kosovën e pasluftës. Kryeministri përmendi edhe popullatën e re që ka Kosova, që do të thotë se ka edhe fuqi punëtore, ndërsa në portin më të madh në Shqipëri mund të arrihet për pak orë, thihet mes tjarash në komunikatën e lëshuar nga Zyra për Informim e Kryeministrisë.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …