Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubim me të rinjtë e Kosovës në qytetin e Vushtrrisë, ku i pari i këtij subjekti, Kadri Veseli u ka premtuar atyre dhe grave pjesëmarrje prej 50 përqind në qeverisjen komunale. Veseli, në tubimin me të rinjtë, i quajti ata emblemë dhe forcë avangarde për ndryshimin e Kosovës, duke theksuar se rinia e ka krijuar PDK-në dhe si e tillë do të marrë përgjegjësi. Ai ka ftuar elektoratin e PDK-së që më 22 tetor të votojnë Partinë Demokratike të Kosovës, ku është zotuar se në qeverisjen e saj komunale ky subjekt politik do të përfaqësohet dinjitetshëm nga të rinjtë, të cilët gjithmonë patën rol kyç e që janë edhe themelues të UÇK-së. Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku, e filloi fjalimin e tij duke iu drejtuar të rinjve si promotorë për forcën e ndryshimit të Kosovës, duke i ftuar ata që të votojnë Partinë Demokratike të Kosovës me numrin 94. Ndërkaq kryetarja e rinisë të Partisë Demokratike të Kosovës, Shpresa Rama, foli për dallimet dhe ngjashmëritë mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se këta të parët luftuan kundër armikut, ndërsa tjerët gjuajtën me zollë institucionet e vendit. Ajo bëri thirrje që të rinjtë të mos mashtrohen nga kurioziteti për të provuar udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje, pasi që ata janë njerëzit që e rrënojnë vendin
Kontrolloni gjithashtu
Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …