Të dua se të sulmonin dhe po të sulmojnë,
Horrat dhe qorrat më të zi se skëterra!
O Enver Shqiptari!
Ishe dhe mbete madhështor,
…Ishe dhe je kurdoherë,
Në zemrat tona, i pari!
Kur drejtoje, Ty me Partinë
Shqipëria, kish dritë dhe nderë!
Kur drejtoje ty me Partinë,
Shqipëria, nuk përkulej asnjëherë!
Kur drejtoje Ty me Partinë,
Shqipëria kish të gjitha:
Nuk i mungonte buka as ujë!
Nuk i mungonte DRITA!
Nuk lejohej kurrë turpi,
Ta drejtonte Shqipërinë, gishti huaj!
Lisat e mëdhenj krenarë,
Thonë: – sulmohen nga rrufetë!
Vepra jote madhështore
Do të jetojë e ndritur përjetë!
Për ty derdhën lot ujëvaret,
Pa ty, – tani u shkretuan brezaret!